Goditja e fortë e Metës për Ramën, e etiketon si shantazhues dhe hajdut

Presidenti Ilir  Meta, ka qenë mjaft i ashpër me kryeministrin Edi Rama, duke i vënë në dukje jo vetëm shantazhet ndaj institucioneve dhe mediave, por edhe “letrat e falsifikuara të tenderave”.

Meta shprehet se Rama ka urdhëruar falsifikimin e letrave të tenderave, duke iu referuar qartazi tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, ku një kompani fantazmë arriti të fitojë tenderin 18 milionë euro me letra të falsifikuara. Gjithashtu e njëjta kompani kishte arritur të fitonte një tender nga OST, duke e çuar totalin e grabitjes në 30 milionë euro.

Duket se presidenti Meta, nuk po e shënjestron kryeministrin Rama, vetëm si një shatazhues të institucioneve, opozitës dhe medias, por edhe si një hajdut të rëndomtë, që orkestron tendera me letra të falsifikuara.

Reagimi i plotë i Metës: 

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne