Gold Ag: Edhe gjyshim tim e vranë terroristët serbë në xhami

Reperi Gold AG në rrjetin social Instagram ka publikuar një imazh të animuar të xhamisë, në mbishkrimin e së cilës ka treguar edhe një ngjarje të hidhur nga jeta e tij.

Gold AG ka krahasuar këtë ngjarje me rastin e vdekjes së gjyshit të tij, i cili ishte vrarë nga serbët në xhaminë e Preshevës.

“Terroristët serb dikur gjyshin tem ma vran në xhaminë e Preshevës në vitet e 40-ta, e sot në këtë shekull futet një i çmendur në shtëpinë e Zotit dhe godet me plumba si ndonjë lojë fëmijësh.O Allah jepjau hakun zullumqarëve, shpërblej me Xhenetin Firdeus ata që ndërruan jetë në shtëpinë tënde. BOTË PA MË THUAJ NË KËTË GLOB, KUSH ËSHTË TERRORIST E KUSH ISLAMOFOB?”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Të shumta kanë qenë edhe komentet e ndjekësve, të cilët i janë bashkëngjitur këtij mendimi të tij.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne