Kompania “Alphabet”, shtëpia nënë e “Google”, do të dërgojë në Kenia për herë të parë balonat e saj transmetuese të internetit për ta shpërndajë atë në rajonet e izoluara, njoftoi të shtunë “Loon”, filial i “Alphabet” që përpunon këtë teknologji.

“Në bashkëpunim me operatorin ‘Telekom Kenya’, ‘Loon’ do të japë internet duke filluar nga viti i ardhshëm nëpërmjet balonave të vendosura në lartësi të mëdha në atmosferë, të vendosura në mënyrë të atillë që të japin një mbulim të vazhdueshëm”, thekson “Loon”.

“Alphabet” kishte njoftuar javën e kaluar se do të rrisë përpjekjet tek kompanitë “Loon” dhe “Wing”, e cila është projekti i saj për shpërndarjen nëpërmjet dronave.

Nga ana tjetër, “Loon” e kishte testuar sistemin e shpërndarjes së internetit me balona vitin e kaluar në Porto-Riko, pas uraganit “Maria”./ atsh

23