Grabitet banka e nivelit të dytë në Tepelenë

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës ka rënë pre e grabitjes pasditen e sotme. Mësohet se autori i grabitjes ishte një person i vetëm.

 

 

Ky shtetas ende i paidentifikuar mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë që ndodheshin në arkë. Sipas të dhënave të deritanishme, pas grabitjes autori i armatosur është larguar në drejtim të fshatit Salari.

Arma nuk është përdorur, por një plumb ka mbetur brenda në bankë. Grabitësi ka evituar patrullën e policisë që ka qenë në qarkullim. Po ashtu dhe banka nuk ka dhënë asnjë sinjal alarmi.

Ai ka mundur të marrë xhiron ditore, por ende nuk dihet shuma e saktë. Autori ka qenë i maskuar dhe askush nuk ka mundur ta identifikojë. Ndërkohë, policia ka ngritur disa postoblloqe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne