Grabitet vajza e nëndrejtorit të Policisë

Roxhena Ziu, studente 22 vjecare në Rumani, vajza e nën/drejtorit të policisë së Tiranës z. Dhimitraq Ziu ra pre e grabitjes nga një taksist.

Roxhena mori taksi për të udhëtuar nga Gare De Nord (Stacioni hekurudhor i veriut në Bukuresht) për në kampusin e universitetit. Taksisti duke e kujtuar si turiste, që nuk mere vesh nga tarifat e taksive, i kërkoi 40 Lei (rreth 8 euro), ndërsa tarifa zyrtare për udhëtimin me taksi në këtë distancë është vetëm 5 Lei (1 euro). Studentja shqiptare refuzoi dhe i kërkoi taksistit të ndalonte makinën, ndërsa po përshkronte Lagjen Grozaveshti.

Sapo studentja zbriti nga taksia, shoferi ndezi makinnë dhe me gjithë protestat e Roxhenës u largua me shpejtësi duke i vjedhur kështu bagazhet e pasagjeres shqiptare. Në valixhe krahas teshave personale kishte edhe dokumente identifikimi (pasaportë shqiptare, kartë studentore, kartë identiteti etj.) si edhe laptopi personal i Roxhenës.

Studentja shqiptare bëri menjëherë denoncim në Seksionin 20 të policisë së Bukureshtit duke u kërkuar ndihmë kolegëve rumunë të babait të vet.

Policët rumunë filluan hetimet duke identifikuar kompaninë e taksive, shoferi i së cilës grabiti studenten shqiptare. Po punohet edhe për identifikimin e shoferit hajdut.

Ndërkohë Ambasada Shqiptare në Bukuresht jo vetëm, që nuk ju gjend pranë shtetases shqiptare, por po i krijon vështirësi për ta pajisur me dokument të përkohshëm udhëtimi (Titre de Voyage), që të zëvendësojë pasaportën e vjedhur.

Sipas medias rumune Observator.tv kjo sjellje aspak diplomatike e diplomatëve shqiptarë në Bukuresht ka acaruar shumë babain e Roxhenës zv/drejtor të policisë së kryeqytetit shqiptar. Media rumune shkruan tekstualisht: De la o mie de kilometri distanţă, al doilea om în poliţia din Tirana a sunat nemulţumit la amabasada din Bucureşti.

Është për të ardhur keq që policët rumunë janë më të impenjuar për të ndihmuar vajzën e kolegut shqiptar, sesa diploamatët shqiptarë për të ndihmuar bashkëatdhetaren e tyre, gjë që e kanë edhe detyrë funksionale si diplomat shqiptarë të akredituar në Bukuresht.

Linku i lajmit sipas medias rumune:

http://adevarul.ro/news/eveniment/fiica-adjunctului-sefului-politiei-tirana-studenta-bucuresti-jefuita-taximetrist-zona-grozavesti-1_5955359a5ab6550cb8a43872/index.html

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne