Grabitja me maska në Korçë, policia vë në dispozicion 2 milionë lekë për ata që japin informacion

Policia e Korçës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së djeshme, ku persona të maskuar në orët e mbrëmjes kanë grabitur një çift duke u marrë makinën.

Për çdo qytetar që ka infomracion rreth grabitjes së djeshme policia ka vënë në dispozicion edhe një shumë lekësh prej 2 milionë lekësh.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e  ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lek të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendndodhjen e mjetit apo identitetin e personave.

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne