Grabitja në Rinas/ Monitorimin e marrëveshjes me TIA-n do ta bëjnë të huajt, çfarë ka vendosur qeveria shqiptare

Qeveria shqiptare do të kërkojë konsulencë nga një kompani e huaj, për monitorimin e marrëveshjes me Tirana International Airport (TIA).

Kjo nismë e qeverisë tonë është një masë shtesë e marrë pas ngjarjes në Aeroportin e Rinasit ku u vodhën miliona euro.

Zëra zyrtarë thonë se ekzekutivi është në ëkrkim të një zyre avokatie të huaj, eksperte në këtë fushë.

Sipas vendimit të qeverisë për këtë çështje është autorizuar Avokatura e Shtetit.

Ky organ do të ngrejë një komision për procedurën e përzgjedhjen e zyrës së avokatisë së huaj, ndërsa sqarohet se kontraktimi do të bëhet përmes konkurrimit.

Menjëherë pas ngritjes Komisioni do t’u bëjë ftesë për pjesëmarrjen në proces zyrave të huaja më të njohura të avokatisë.

Kostot e shpenzimeve sipas këtij vendimi do të mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë kësisoj në fuqi./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne