Gratë e Arabisë Saudite jo vetëm që do drejtojnë makinat, por nga tani e tutje do vrapojnë edhe nëpër maratona

Këtë fundjavë në Arabinë Saudite u bë maratona e parë për femra, një hap tjetër për vendin drejt përpjekjeve për modernizimin e vendit i premtuar nga princi Muhamed Bin Salman.

Rreth 1500 vrapuese, shumica e të cilëve mbanin veshjet tradicionale islame, garuan të shtunën në rajonin lindor Al Ahsa.

“Qëllimi i maratonës është të promovojë vrapimin dhe futjen e konceptit të sportit për të gjithë, si një mënyrë më e shëndetshme për jetesën”, tha përgjegjesi i maratonës Malek al-Mousa, raporton Al-Arabiya News.

Në fund të shkurtit Riadi organizoi gjysëm maratonën e tij të parë ndërkombëtare, gjë që shkaktoi një numër ankesash në rrjetet sociale rreth mungesës së femrave në këtë ngjarje.

Autoritetet sportive kanë shprehur gatishmërinë për të pregatitur një maratonë tjetër për femra në qytetin e shenjtë të Mekës më 6 prill, raporton gazeta pro-qeveritare Okaz.

Mbretëria, e cila ka disa nga ligjet më të rrepta në botë që kufizon sjelljen e grave, ka nisur një program të gjerë reformash sociale dhe më në fund ka lejuar gratë që të drejtojnë makinat dhe ka kufizuar fuqinë e policisë fetare.

Autoriteti i Përgjithshëm i Zbavitjeve në Mbretëri tha muajin e kaluar se do të organizojë më shumë se 5.000 festivale dhe koncerte në vitin 2018, dy herë më shumë se vitin e kaluar dhe do të injektojë një investim prej 64 miliardë dollarësh në sektorin social në vitet e ardhshme.

Veç kësaj, Sputnik më herët tregoi historinë e një 41-vjeçareje boksiere gjysmë-saudite, gjysmë-amerikane, e cila aktualisht lufton për të drejtat e grave saudite për të marrë pjesë në sporte dhe për të fituar njohje sociale të barabartë në të drejtat e punësimit si për burrat. Këto kohë boksierja Halah al Hamrani po drejton palestrën FlagBoxing, të parën palestër për femra në vend me qellim për të ruajtur linjat dhe për të stërvitur gratë./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne