Qytetarët në Zelandën e Re po këshillohen të  mbajnë shami  të premten për të treguar mbështetjen e tyre për komunitetin mysliman.

Kjo pasi të premten bëhen një javë kur terroristi Brenton Tarrant vrau 50 mysliman të cilët po merrnin pjesë në lutjet e xhumasë në dy xhami në Zelandë të Re.

Disa grupe të ndryshme po organizohen që nesër të dalin të gjithë pa marrë parasysh fenë për të treguar unitet dhe solidaritet.

Disa nga kërkesat e grupeve dhe shoqatave myslimane është që gratë në rajonin e Christchourch të dalin me shami.

Deri më tani, mijëra njerëz në Facebook kanë shprehur interes për këtë aktivitetet.

   

12