Gratë po sëmuren nga kanceri pas përdorimit të kësaj pudre të njohur

Kompania e kozmetikës Johnson & Johnson është urdhëruar të paguaj 110 milionë dollarë për një grua e cila thotë se u sëmurë nga kanceri pas 40 vite të përdorimit të pudrës së bebeve për higjienën femërore.

Lois Slemp e cila jeton në SHBA, u sëmurë nga kanceri pas përdorimit të përditshëm të produkteve të J & J ‘Baby Powder’.Ndaj kësaj kompanie janë ngritur mijëra padi për shkak të injorimit të studimeve shkencore që lidhnin produktet e saj me shkaktimin e kancerit.

Avokatët kanë deklaruar se kompania nuk i paralajmëroi klientët e saj për rrezikun.
Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, kur Deborah Giannecchini, u dëmshpërblye me 70 milionë dollarë pasi u sëmurë nga kanceri gjatë përdorimit të ‘Baby Powder’.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne