Gratë sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë (Video)

Grupi i Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO) shpërndau sot ndihma për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

Aktiviteti i shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore për Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, u organizua me pjesëmarrjen e Ayşegül Erdal Yörük, bashkëshortes së Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk, raporton AA.

Në fjalën e saj Ayşegül Erdal Yörük, njëkohësisht edhe kryetare nderi e këtij grupi, tha se janë të gatshëm të ndihmojnë gratë dhe fëmijët që kanë nevojë në emër të Grupit të Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi.

Ajo theksoi se projekte sociale që do të kenë në fokus njerëzit dhe shtresat në nevojë, do të vazhdojnë të mbështeten nga ky grup.

“Tani e tutje në emër të grupit të grave të ATTSO do të bëjmë projekte akoma më të mëdha dorë për dore me gratë shqiptare. Mbështetësi jonë kryesor në projektet tona është Ambasada e Turqisë në Tiranë. Jemi shumë të lumtur dhe shpresoj që së bashku të jemi dorë për dore në projekte të mira”, theksoi bashkëshortja e Ambasadorit të Turqisë në Tiranë.
Ndërsa kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, Shefqet Taku, tha se Turqia në shekuj e në vite ka ndihmuar popullin vëlla dhe mik shqiptar dhe se zemrat e dy popujve janë një dhe të pandarë.

“Rroftë miqësia shqiptaro-turke në shekuj edhe në breza. Faleminderit për kujdesin e popullit turk, ambasadës turke, Qeverisë Turke dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, që i ka kushtuar popullit vëlla dhe mik shqiptar njësoj si popullit të vet turk”, deklaroi Taku.

Grupi i Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO) shpërndau sot 100 pako ushqimore për Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne