Grekët kanë mendim pozitiv për Rusinë, Favorizojnë Putinin më shumë se Merkelin dhe Trampin – Sondazh

Një sondazh i publikuar të dielën tregoi se shoqëria Greke ishte pozitive për Rusinë dhe presidentin e saj.

ATHINË – Shoqëria Greke në veçanti është pozitive për Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin, i cili besohet më shumë se udhëheqësit e tjerë botërorë, por megjithatë ajo ende preferon Evropën, tregoi një sondazh i ri.

Sipas një studimi të opinionit publik të kryer nga një grup sociologësh në Universitetin e Maqedonisë për gazetën Kathimerini, 57.3 për qind e grekëve i përmbahen një qëndrimi pozitiv ndaj Rusisë dhe 67 për qind – kundrejt presidentit Rus Vladimir Putin.

Për krahasim, Kancelarja gjermane Angela Merkel trajtohet pozitivisht nga 40.5 përqind e të anketuarve dhe me vetëm 16.5 përqind Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Sa i përket opinionit negativ, 25 për qind e të pyeturve nuk e pëlqenin Putinin, 56 për qind kishin qëndrim negativ ndaj Merkelit dhe 73 për qind e grekëve nuk e pëlqenin Trampin. Kur u pyetën “se cilin nga udhëheqësit botërorë besoni më së shumti”, Putinit i besonin 41.5 përqind, Merkelit 27.5 përqind, dhe vetëm 5 përqind e të anketuarve thanë se i besonin Trampit.

Më shumë se 43 përqind e grekëve janë të sigurt se presidenti Rus mbështet interesat e Greqisë, ndërsa vetëm 29.5 për qind e të anketuarve thanë të njëjtën gjë për kancelaren Gjermane dhe 20 për qind për Presidentin e SHBA.

Megjithatë, kur zgjedhin një vend për arsimimin e tyre, 68 përqind e grekëve do të preferonin vendet e BE-së, 23.5 përqind – Shtetet e Bashkuara dhe vetëm 3.5 përqind e të anketuarve do të donin të studionin në Rusi.

Gjithashtu, 47.5 për qind e të anketuarve besojnë se Greqia duhet të forcojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, 24.5 për qind me Rusinë, ndërsa vetëm 9 për qind e të anketuarve thanë se Athina duhet të rrisë lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe 7.5 për qind me vendet e NATO-s.

Sondazhi u krye me telefon në datat 15-17 shtator ku u pyetën rreth 1,023 qytetarë të moshave nga 17 vjet e sipër.Gabimet në sondazh llogariten 3.1 përqind./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne