Grekët në grevë, Kakavijë e Kapshticë dy ditë të bllokuara

Doganierët grekë do të zhvillojnë një grevë urie, duke filluar që prej mbrëmjes së sotme në orën 23:00, e cila do të zgjasë deri nesër po në orën 23:00, në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se shkak për këtë grevë urie është bërë paga e doganierëve grekë, të cilët kërkojnë rritje.

Njoftimi i policisë Kapshticë
Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 23:00 e datës 18.10.2017 deri në orën 23:00 të datës 19.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit Grek dhe anasjelltas.

Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesëve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.

Ndërkohë, greva e urisë do të vijojë në pikën kufitare të Kakavijës nga mëngjesi i ditës së nesërme në orën 07:00 deri mëngjesin e të premtes në këtë orë.

Njoftimi i policisë Kakavijë:
Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejtë shtetit të Greqisë dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufutar, duke sjellë konfuzion.

Ju falenderojmë për mirkuptimin!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne