Greku vjen në Shqipëri të kërkojë eshtrat e babait ushtar

Mes atyre që janë përfshirë në kërkim eshtrash në Dragot të Tepelenës, është dhe Lefter Zani, shtetas grek, babai i të cilit ka lënë jetën dhe më pas kockat në tokën shqiptare.

Por Zani thotë se identifikimi i eshtrave nuk është dhe aq i lehtë kur është fjala për ushtarët e thjeshtë, siç ka qenë dhe babai i tij. Kjo, për shkak se ata nuk mbanin medaljone.

“Babai im ishte ushtar i luftës italo-greke dhe shërbeu në Drimadhe në krah të fshatit Sopik. Babai im ishte mes ushtarëve me fat të luftës sepse shumica e skuadrës së tij gjenden ende nën këtë tokë. Nga sa më ka thënë babai, krerët e kompanive kishin të gjithë medaljone, por jo ushtarët e thjeshtë. Ata kishin vetëm letërnjoftimin dhe në kohën kur janë vrarë, disa familje i kanë kërkuar me fotografi, ose duke pyetur vendasit, por shumica nuk u gjendën kurrë dhe do jetë pak e vështirë për t’i identifikuar menjëherë”, u shpreh Lefter Zani për Top Channel.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne