Greqi – Ekstremistët e majtë të OLA-s marrin përsipër sulmin kundër Gjykatës së Apelit

Grupi grek i ekstremit të majtë, OLA (Grupi i Luftëtarëve Popullorë), mori përsipër të enjten në emër të luftës kundër “drejtësisë borgjeze” sulmin me bombë, që shkaktoi dëme më 22 dhjetor ndaj Gjykatës së Apelit të Athinës.

Aktiv që prej vitit 2013, ky grup ishte i dyshuari kryesor nga policia pas këtij sulmi, fatmirësisht pa viktima. Ai postoi disa faqe në formë hakmarrje, që u shfaqën në uebfaqen alternative “Indymedia”.

Duke e përcaktuar gjyqësorin si “instrument i kapitalizmit”, OLA akuzoi këtë institucion se ka theksuar rolin reaksionar dhe antisocial në kuadër të krizës ekonomike dhe sociale të përjetuar nga Greqia prej 2010-s.

Sulmi i fundit i pretenduar nga OLA shënjestroi në maj zyrat e mbulimit të kredive të bankës greke “Eurobank”, në qendër të Athinës.

OLA kishte sulmuar më parë me kallashnikov selinë e partisë së djathtë të Demokracisë së Re, gjithashtu rezidencën e Ambasadës së Gjermanisë në dhjetor 2013 dhe Ambasadën izraelite në dhjetor 2014.

Ky grup mori përsipër sulmin me bombë në nëntorin 2015 kundër Federatës së Industrialistëve Grekë (SEV) në Athinë. Në asnjë nga sulmet nuk janë shënuar të vrarë. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne