Greqi – Gjendje e jashtëzakonshme në ishullin Lesbos

Autoritetet greke kanë shpallur të martën gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin Lesbos, i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm, ku si pasojë një grua gjeti vdekjen, ndërsa mbi 800 persona u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

Një tërmet prej 6,2 ballësh sipas Rihterit, goditi të hënën rajonin e Detit Egje, më konkretisht pjesën perëndimore të Turqisë dhe ishullin grek Lesbos.

Zyrtarët e Greqisë kanë thënë të martën se tërmeti dëmtoi rëndë ose shkatërroi shtëpi në 12 fshatra në jug të Lesbosit.

Banorët e moshuar janë vendosur tek të afërmit e tyre, disa në hotele, ndërsa disa të tjerë në strehimore ushtarake.

Tërmeti i djeshëm është kriza e dytë me të cilën ishulli grek është ballafaquar në dy vitet e fundit, pasi paraprakisht qindra mijë emigrantë dhe refugjatë arritën në ishull përmes anijeve nga brigjet e Turqisë në rrugën për në Evropë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne