Greqi – Gripi A shkakton 56 viktima në 3 muajt e fundit

“Situata e gripit në Greqi mbetet në një nivel të lartë, lloji i virusit që po dominon është ai i tipi A (Η1Ν1)”, ka njoftuar të enjten Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KEELPNO), një institucion në varësi të Ministrisë greke të Shëndetësisë.

Sipas KEELPNO-s, nga data 6 deri më 10 shkurt u shënuan gjithsej 149 raste të gripit, nga të cilat 99 për qind ose 119 raste ishin të tipit A, 101 raste ishin Η1Ν1 dhe pjesa tjetër Η3Ν2; ndërkohë që të paktën 40 pacientë po trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Sipas specialistëve të epidemiologjisë, gripi A është aktualisht mjaft i përhapur në të gjithë Evropën dhe më të rrezikuar janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Mjekët epidemiologë ka tërhequr vëmendjen se virusi H1N1 është ende në fazën e përhapjes dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve grekë që të vaksinohen sa më parë të jetë e mundur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne