Greqi – Policia ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj protestave të mësuesve

Në protestat e mësuesve që u organizuan në kryeqytetin Athinë të Greqisë pati përleshje mes disa grupeve dhe policisë.

Rreth 2 mijë manifestues, të përbërë kryesisht nga mësuesit me kontratë, që u mblodhën me ftesë të sindikatave në sheshin Sintagma në qendër të kryeqytetit, protestuan kundër projektligjit me anë të të cilit ndryshohen kriteret e emërimit.

Protestuesit, të cilët dogjën një pankartë me mbishkrim “Diploma e Papunësisë”, deshën të ngjiten në shkallët përpara godinës së Parlamentit, para së cilës ishin marrë masa të shtuara të sigurimit.

Mes manifestuesve, që hasën në pengesën e policisë, dhe ekipeve policore për ndërhyrje të shpejtë pati përleshje.

Ndaj sulmit me shkopinj policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Ndërkaq në lajmet që zënë vend në median greke bëhet e ditur se gjatë përleshjeve janë lënduar lehtë disa protestues.

Sipas projektligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare, do të vështirësohen kriteret për emërimin e 15 mijë mësuesve gjatë 3 viteve të ardhshme.

Ndërkohë që me këtë projektligji po ulet ndikimi i përvojës dhe i viteve të shërbimit në pikët e emërimit me të njëjtin parashikohet rritja e pikëve të kandidatëve për mësues, të cilët kryejnë master dhe doktoratë.

Ndërkaq sindikatat e arsimit kërkojnë emërimin e më shumë mësuesve.

Edhe protestat që u organizuan javën e kaluar gjithashtu kanë qenë të dhunshme.

Një grup i protestuesve, të cilët bastisën transmetimin e drejtpërdrejtë të televizionit shtetëror ERT, vendosën pankarta dhe kështu shkaktuan ndërprerjen e transmetimit për një kohë të gjatë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne