Greqia, Bullgaria, Rumani dhe Serbia synojnë të marrin të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në futboll që zhvillohet në vitin 2030. Të katërta vendet do të aplikojnë së bashku dhe për këtë është rënë dakord në takimin e presidentëve në Varna të Bullgarisë.

Propozimi është bërë nga kryeministri grek, AlexisTsipras, ndërkohë që më herët një gjë të ngjashme, pra që në Ballkan të ketë një aktivitet të madh sportiv brenda dekadës që vjen, është bërë edhe nga presidenti bullgar, Rumen Radev.

Në garë për Kupën e Botës për vitin 2030janë edhe Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji, të tri vendet bashkë. Kryeministri bullgar Borissov deklaroi se propozimi i Tsipras është i dobishëm për t’u shqyrtuar.

27