Greqia i heq rrogën dhe privilegjet 10 mijë priftërinjve

Shteti grek nuk do të financojë më Kishën.

Pagat që shkojnë për kishat dhe priftërinjtë kapin vlerën e 200 milion eurove në vit nuk do të paguhen më nga buxheti i shtetit.

Marrëveshja u arrit mes kryeministrit Tsipras dhe kryepeshkopit të kishës ortodokse greke Ieronimos ndërsa preken në total 10 mijë priftërinj.

Vendimi i qeverisë do të kalojë në parlament.
Kjo është hera e parë në historinë e Greqisë që ndahet kisha nga shteti.

Vlen të theksohet fakti se Tsipras ka shprehur gjithnjë pikëpamje ateiste ndërkohe që kisha ortodokse greke ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lidershipin politik grek, feja ortodokse është fe zyrtare në kushtetutë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne