Greqia ndaloi për spiunazh një shtetas anglez dhe një ushtar grek

Një shtetas anglez dhe një ushtar grek, të kapur në zonën ushtarake në afërsi të kufirit me Turqinë, u ndaluan me akuza për spiunazh.

Sipas lajmit që përcjellin mediat vendore bëhet e ditur se janë ndaluar dy persona, të cilët bënin fotografi në zonën ushtarake në afërsi të qytezës Bosna (Nea Vissa) të prefekturës Evros.

25-vjeçari shtetasi anglez dhe rreshteri grek 29-vjeçar, pjesëtar i Forcave Ajrore u dërguan në Prokurorinë e qytetit Kumçiftligi (Orestiada), ku u iniciua procedura penale me akuza për “shkelje të sekreteve shtetërore dhe spiunazh”.

Bëhet e ditur se shërbimi sekret grek ka filluar hetimet në lidhje me ngjarjen.

Bëhet e ditur se ushtari grek, i cili është me detyrë në një kamp të refugjatëve në zonën Veria të Greqisë, dhe shtetasi anglez, anëtar i një organizate të shoqërisë civile që vepron në zonë të njëjtë, hetohen për mundësinë e përzierjes në trafikim me qenie njerëzore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne