Greqia vazhdon t’u japë azil puçistëve të FETO-s

Greqia, vend që merr nën mbrojtje puçistët e organizatës terroriste guleniste FETO, të drejtën e azilit ia ka njohur edhe një puçisti tjetër.

Këshilli, Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë publikoi të martën vendimin e saj lidhur me njohjen shtetasit turk Suleyman Ozkaynakçi të drejtën e azilit në Greqi.

Gjykata ka hedhur poshtë ankesën e qeverisë kundër azilit të një prej tetë ish-ushtarakëve turq, të cilët u arratisën në Greqi pas grushtit të shtetit të mposhtur në korrik 2016, duke marrë kështu një vendim precedent për rastet e ushtarakëve të tjerë.

Pas vendimit të Gjykatës puçisti Ozkaynakçi mund të pajiset edhe me dokumente udhëtimi.

Sipas medias greke Zyra e Shërbimit të Azilit u ka njohur të drejtën e azilit në Greqi edhe 3 puçistëve të tjerë, të cilët mbahen në një zonë ushtarake nën masa të larta sigurie.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) në deklaratën që ka bërë në median sociale në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar ndaj gjyqësorit grek, që u dha të drejtën e azilit puçistëve të arratisur në Greqi pas tentativës së FETO-s për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016.

Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan Kallën në reagimin e tij, ndërsa shton se “kjo ka treguar që Greqia është një vend i sigurt për puçistët dhe terroristët. Ky vendim skandaloz duhet refuzuar dhe dënuar nga të gjitha palët, përfshi edhe Bashkimin Evropian (BE)”.

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik (Ömer Çelik) këtë zhvillim e vlerësoi me fjalët: “Gjyqësori grek mori një vendim skandaloz që merr nën mbrojtje puçistët. Me këtë vendim që mori, Gjyqësori grek mbajti një qëndrim që është në anën e armiqve të Turqisë”.

Veprimi me standarde të dyfishta në luftën kundër terrorizmit nënkupton përkrahje të terrorit, – u shpreh Çelik duke theksuar se “Turqia nuk do ti harrojë ata që i mbështesin terroristët me armë dhe ata që i marrin ata nën mbrojtje me anë të vendimeve gjyqësore”.

Shërbimi grek i azilit në qershor kishte vendosur ti jepte azil puçistit Ugur Ucan, pasi Këshilli i Shtetit (Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë) ua kishte njohur këtë drejtë në maj edhe ish-ushtarakëve Ozkaynakci dhe Ahmet Guzel.

Disa orë pas dështimit të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, i cili kishte për qëllim përmbysjen e qeverinë turke, tetë ish-ushtarakë turq ishin arratisur në Greqi me një helikopter të rrëmbyer dhe kishin kërkuar azil politik në këtë vend.

Turqia menjëherë dërgoi kërkesë për ekstradim, por kjo kërkesë u refuzua përfundimisht nga Gjykata e Lartë greke në janar 2017 pas një seri gjyqesh dhe apelimesh.

Ushtarakët akuzohen për përfshirje në tentativën e grushtit të shtetit dhe anëtarësim në organizatën terroriste guleniste FETO.

FETO dhe udhëheqësi i saj Fetullah Gulen (që sot jeton në ShBA orkestruan grushtin e dështuar më 15 korrik 2016, i cili la prapa 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne