Greva Historike e Urisë

1.500 të burgosurë politikë palestineze vazhdojnë grevën e tyre të urisë që prej 17 prillit. Të burgosurit kanë vënë në dukje edhe mungesën e gjallërisë në politikë. Zëri i tyre nuk ndihet më. As nuk i dëgjon ndokush, as nuk i marrin më seriozisht. Megjithatë, ata e ndjejnë se këtë herë historia është në favorin e tyre. Ata po bëhen mishërimi i poezisë së poetit të madh palestinez, Dervish Mahmut: “Nata e ka jetën e shkurtër/ Asnjë qeli nuk zgjat përgjithjetë/ As prangat nuk zgjatin përgjithnjë.”

1.500 të burgosurë politikë palestineze vazhdojnë grevën e tyre të urisë që prej 17 prillit. Sa herë që këta të burgosurë shpjegojnë arsyen pse janë futur në grevë çohen në dhomat e izolimit. Më 25 prill, përfaqësuesit ligjorë të organizatës për mbështetjen e të burgosurve kanë vizituar burgjet në Nafha, Hadarim dhe Asklan. Në burgun e Hadarimit, i burgosuri Tabet Mardavi i ka treguar avokates Mona Naddaf se gardianët izraelitë i çojnë të burgosurit në dhomat e izolimit. Qëllimi i atyre që i fusi në dhomat e izolimit është që të burgosuritë të humbasin shpresat dhe të humbasin lidhjen me botën e jashtme.

Gjatë kohës që qëndronte i burgosur për krime politike në Burgun e Sigurisë së Lartë të Kamitit, autori nga Kenia i romaneve, Ngugi wa Thiong’o shkruan “Muret e Diskriminimit” dhe tregon periudhën që ka kaluar atje… “Shpeshherë brenda meje zgjohej ndjesia e vetmisë dhe në ato momente më zinte ankthi dhe paniku i një njeriu që po mbytet në dallgët e egra të detit.” Megjithatë, prania e të burgosurve të tjerë politikë ishte një mbështetje për atë. Mbështetja që i vinte nga jashtë burgu si dhe fjalët e ëmbla të të burgosurve të tjerë në qelitë fqinje i dhanë atij forcë që të vazhdonte të mbronte politikën  tij të ndershme.

 

Dinjiteti është e përkundërta e pushtimit

Grevës më të madhe të urisë në burgjet e persekutimit të Izraelit i është vënë emri Greva e Urisë për Liri dhe Dinjitet. Kjo tregon se ende vazhdojnë që në qelitë e ftohta dhe të vetmuara të qëndrojnë njerëz që kanë arsye të drejta për të bërë grevë dhe që ende besojnë se mund të arrinë t’ia dalin me fitore. Dinjiteti është i rëndësishëm. Është e përkundërta e pushtimit.

Më 23 prill, përfaqësuesit ligjorë të Addameerit vizituan në burgun famëkeq të Oferit Fadi Ebu Attijen dhe Luej Mensinin dhe raportuan se të dënuarit në rajonin 11 mbylleshin në dhomat e izolimit, viheshin përballë sjelljeve çnjerëzore dhe torturoheshin. Zyrtarët e burgut i kishin ndaluar vizitat familjare, ajërosjen dhe faljen e namazit të xhumasë në grup. Po kështu kishin ndaluar edhe që të dënuarit të lanin rrobat që veshin. Po kështu u pengohej edhe pirja e ujit.

Në fakt, rregullat e reja që janë vënë me fillimin e grevës së urisë nuk ndryshojnë shumë me rregullat që u janë zbatuar gjithnjë për të dënuarit politikë. Sipas një raporti të publikuar më 12 prill nga Organizata Af, 6 mijë e 500 të dënuarë politikë palestinezë mbahen nëpër burgje pa vëzhgimin e së drejtës ndërkombëtare. Sipas zëdhënësit të Komisionit të Çështjeve të të Burgosurve Palestinezë, Hasan Abed Rabbo të paktën 1.100 të burgosurve u është ndaluar takimi me familjarët.

Përpara grevës, të paktën 20 të dënuarë gjendeshin në dhomat e izolimit. Në burgun Ketziot që gjendet në El Halil, bëhet me dije se një të burgosuri 32 vjeçarë për pesë vjet e gjysëm të vuajtjes së dënimit të tij i është dhënë leje vetëm njëherë që të takojë familjarët e tij. Ky i burgosur është shprehur për Organizatën Af se do të marrë pjesë në këtë grevë urie që të mund të shohë nënën e tij 70 vjeçare. “Në vitin 2006, nëna dhe babai im patën mundësinë që të mund të më vizitonin, sepse babai im ishte 75 vjeç dhe i sëmurë. Kjo ishte hera e fundit që e kam parë. Ai ka ndërruar jetë kur unë isha në burg.”

Djali 42 vjeçar, Dia el Aga i 67 vjeçarit Nexhat e Aga ka një çerek shekulli. Në burgun Mitzpe Ramon të Nafhas. “Nuk  di pse nuk më pranojnë këtë të drejtë. Unë jam 67 vjeç. Çfarë rreziku mund të jem unë për Izraelin? E vetmja gjë që dua është të shoh tim bir dhe të jem i sigurt që është mirë. Kam frikë se mos ndërroj jetë pa e takuar.”

Magdalena Mughrabi, i cili ka përgatitur raportin për Organizatën Af është sh[rehur se “Mbajta nëpër burgje të të burgosurve të Izraelit nga territoret palestineze që ka pushtuar Izraeli është një shkelje e Marrëveshjes së Gjenevës.”

Rezistenca paqësore

I dënuari politik palestinez më i njohur që qëndron në burgjet e Izraelit që prej vitit 2002 është lideri i El Fetih, Mervan Barguti. Shkrimi që ai shkroi gjatë kohës që qëndronte i burgosur në qelinë e burgut të Hadarimit u publikua në New York Times.

Ai shkruante se sistemi pushtues i të burgosurve të Izraelit është që të thyejë të burgosurit dhe trimërinë e tyre të patundshme duke u shkaktuar vuajtje fizike, duke i privuar ata nga familjet e tyre dhe shoqërisë në përgjithësi, duke u kryer akte poshtëruese që ata t’u ulen në gjunjë. Ky shkrim është publikuar Ditën e të Dënuarve Palestinezë, e cila ishte edhe dita e parë e fillimit të grevës së urisë. Barguti u trasferua bashkë me udhëheqësin në burg, Kerim Junus në një qeli në burgun al-Xhalama.

Një ndër veçantësitë më të çuditshme që sistemit persekutues është burgosja edhe e atyre që bëjnë thirrje për rezistencë paqësore. Autoritetet izraelite, duke mbajtur nëpër burgje njerëz të këtillë si Barguti për shkak se ka bërë thirrje për rezistecë paqësore kundër pushtimit izraelit arrin të spastrojë shoqërinë palestineze nga figurat udhëheqëse. Dhe një situatë e këtillë e ndërlikon situatën për njerëzit duke i bërë ata të mbushur me zemërim. Një gjë e këtillë i jep hapësirë Izraelit që të justifikojë çdo veprim që ndërmerr me pretekstin se e bën për arsye sigurie.

Barguti, i cili njihet edhe si Mandela e Palestinës akuzohet për ‘terrorizëm’. Ministri i Sigurisë Publike të Izraelit, Gilad Erdan është shprehur kështu për pjestarët e grevës së urisë: “Ata janë terroristë dhe janë burgosur si vrasës që e meritojnë dhe ne nuk kemi asnjë arsye për të biseduar me ata.” Izraeli preferon që të qëndrojë i heshtur në lidhje me burgjet ku gjenden të burgosur  liderë të shumtë palestinezë dhe duke qënë të vetëdijshëm se në momentin që ata do të jenë të lirë do të udhëheqin zgjedhin izolimin total.

Në momentin që New York Times e prezantoi Bargutin si një antar të parlamentit palestinez, zyrtarët izraelitë reaguan furishëm. Izraeli pretendon se Barguti është një vrasës. Kjo akuzë u stabilizua nga Bashkësia e Përbashkët Parlamentare me një çështje vendimi i së cilës ishte se “nuk përputhet me standartet e gjykimit të lirë”. Editorët e NYT u detyruan t’i bashkëngjisnin artikullit një shënim për të qetësuar ankesat e Izraelit.

Ministri i Inteligjencës dhe Komunikacionit Izraelit, Yisrael Katz ka kërkuar dënimin me vdekje për Bargutin në Twitter. Është me vlerë të rikujtojmë se deri më tani, Izraeli ka dhënë vetëm një dënim me vdekje deri më sot: Për zyrtarin nazist, Adolf Eichmann. Ashtu siç i shkon përshtat padhemshurisë kulturore të Katzit, të ardhurit izraelitë në zonat e afërta me Ramallah, për t’u tallur me të burgosurit që kanë hyrë në grevë urie kanë pjekur mangal përpara burgut Ofer.

Në afërsi të burgjeve, mbështetësit palestinezë të kësaj greve urie bënin zhurmë me tenxhere dhe kusia. Fettah Davla është shprehur se këto tenxhere dhe kusi boshe simbolizojnë mbështetjen dhe solidarizimin e popullit palestinez me pjestarët në grevë… Në çdo vend gjendeshin flamurë që mbanin portretin e Bargutit. Ai është bërë simbol i rezistencës.

Dokumenti i të Dënuarve

Në qershor të vitit 2006, në kohën kur politika palestineze kishte prekur fundin e saj, të dënuarë politikë me pikëpamje politike të ndryshme nga komunistët deri tek Hamasi përgatitën një dokument të përbashkët që njihet me emrin Dokumenti i të Dënuarve. Kjo letër ishte përmbledhur në 18 pika dhe përreth dy temave kryesore.

Së pari, të dënuarit shkruanin se populli palestinez, si një komb ndodhur nën pushtim, “ka të drejtën e rezistencës, dhe e ka këtë të drejtë në forma dhe mënyra të ndryshme.” Kombet e Bashkuara (OKB-ja) i kanë përcaktuar kushtet e nevojshme për këtë situatë në rezolutën e vitit 1960 E drejta e Pavarësisë së Shteteve dhe Populjve të Ndodhura nën Administrimin Pushtues. Në rezolutë thuhet se “Nuk mund t’i dilet kundër procesit për pavarësi”. E drejta për të luftuar kundër pushtimit është një e drejtë e mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare. Nga këtu, të dënuarit bënë thirrje që të krijohej Fronti i Rezistencës Palestineze kundër pushtimit e cila do të përfshinte koordiminin e rezistencës së të gjithë partive.

Së dyti, të dënuarit ishin shprehur se drejtimi më i rrezikshëm ishte ai i politikës së shpërbërjes së planit kombëtar i cili do të thotë shpërbërje. Të gjitha fraksionet e të gjitha njësive duhet të kenë përfaqësinë e tyre ekkzistenciale në Organizatën e Çlirimit të Palestinës. Qëllimet e reja kombëtare të Palestinës duhet të prashtrohen nëërmjet këtij shpirti t përbashkuar. Në mbedhjen në Kahire në mars të vitit 2005, të dënuarit kanë ripërmendur faksionet për të cilat të gjithë kishin rënë dakord.

Një bashkësi e këtillë nuk arriti të vihej në jetë. Politika palestineze vazhdoi të qëndronte e ndarë. Fraksionet e tyre janë bashkuar gjithnjë kur të dënuarit kanë zhvilluar greva urie. Edhe këtë herë, të gjitha grupimet i kanë mbështetur të burgosurit. Janë përgatitur 13 kërkesa të ligjshme në mënyrë që t’u lejohen bisedat telefonike në burgje të dënuarve në mënyrë që të përgatiten për provimet e arsimit të mesëm. Të dënuarit duan libra dhe gazeta. Përveç këtyre ata kërkojnë vëzhgimin administrativ si dhe heqjen e dënimit me izolim në qeli. Edhe për këto kërkesa kaq normale dhe të thjeshta Izraeli nuk bën as përpjekjen më të vogël.

El Fetih e ka ftuar popullin drejtt çadrës së mbështetjes që gjendet në West Bank. Po kështu, në të njëjtën kohë ka bërë thirrje edhe për një grevë urie të përbashkët më 27 prill. Ndoshta një dinamikë e këtillë mund të jetë një hap i parë për vënien në jetë të planit të përbashkët kombëtar të Palestinës.

Të burgosurit kanë sjellë në vëmendje edhe disa çështje të tjera më gjithëpërfshirëse. Këto çështje kanë mbetur të kapura pas një shprese: Në drejtim të rizgjimit të planit kombëtar ekziston shpresa që fraksionet politike palestineze të bashkohen… Të burgosurit kanë vënë në dukje edhe mungesën e gjallërisë në politikë. Zëri i tyre nuk ndihet më. As nuk i dëgjon ndokush, as nuk i marrin më seriozisht.

Megjithatë, ata e ndjejnë se këtë herë historia është në favorin e tyre. Ata po bëhen mishërimi i poezisë së poetit të madh palestinez, Dervish Mahmut: “Nata e ka jetën e shkurtër/ Asnjë qeli nuk zgjat përgjithjetë/ As prangat nuk zgjatin përgjithnjë.”

Burimi : İntizar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne