Greva në Belgjikë paralizon transportin ajror dhe tokësor, ndikohen mijëra vetë

Për shkak të grevës së sindikatave të punëtorëve në Belgjikë, që do të zhvillohet në 13 shkurt, Linjat Ajrore të Brukselit anuluan të gjitha fluturimet.

Në deklaratën e bërë nga Linjat Ajrore të Brukselit, duke tërhequr vëmendjen se pritet që edhe punonjësit e Aeroportit të Brukselit të përfshihen në grevë, theksohet se në datën në fjalë janë anuluar 222 fluturime.

Nga këto anulime pritet të ndikohen rreth 16.000 pasagjerë.

Edhe disa kompani të tjera ajrore, deklaruan se fluturimet e tyre në atë datë do t’i orientojnë në aeroportet e Holandës dhe Francës.

Ndërkaq Aeroporti i Brukselit, për shkak të grevës së 13 shkurtit dhe pengesave që do të përjetohen në shërbimin e transportit dhe bagazheve, i këshilloi pasagjerët që të ndryshojnë datën e rezervimit.

Për shkak të grevës atë ditë nuk do të ketë udhëtime hekurudhore në mbarë vendin dhe në Bruksel nuk do të punojnë as metroja dhe tramvaji./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne