Gropa në buxhet, të ardhurat për 9-mujorin, 4.5 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar

Të ardhurat buxhetore për 9-mujorin arritën në 298.1 miliardë lekë, duke qenë 4.5 miliardë lekë më të ulëta në raport me planin e rishikuar në shtator. Nga 4.5 miliardë lekë që mungojnë, rreth 2.1 mld lekë janë nga të ardhurat tatimore e doganore, rreth 1.4 miliardë lekë nga ndihmat dhe rreth 1 miliard lekë nga të ardhurat jotatimore.

Në raport me planin fillestar, të ardhurat janë 7.2 miliardë lekë më pak, sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave.

Në raport me 9-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat në buxhet janë rritur me 6.7{[yuzde]}.
Të hyrat nga tatimet e doganat u zgjeruan me 7.4{[yuzde]}, duke arritur në 204 miliardë lekë, rreth 2.1 miliardë lekë më pak se plani.

Të ardhurat nga TVSH u rritën me 6{[yuzde]} në 96 miliardë lekë. Performancë të mirë vijoi të ketë dhe tatim fitimi, që u zgjerua me 19{[yuzde]} në 21.7 miliardë lekë.

Të ardhurat nga akciza dhe tatimi mbi të ardhurat personale u rritën përkatësisht me 5{[yuzde]} dhe 9.7{[yuzde]}.
Mosrealizimin më të madh në raport me planin e shënoi TVSH me minus 3.9 miliardë lekë, (një tregues direkt ky i qarkullimit në ekonomi), që është amortizuar disi nga tejkalimi i planit për tatim fitimin (+3.6 miliardë lekë).

Të ardhurat nga taksat nacionale u rritën me 5.6{[yuzde]}, por ishin 1.5 miliardë lekë më pak se plani për shkak të koniunkturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Të ardhurat nga pushteti vendor u zgjeruan me 23{[yuzde]}, në 11.2 miliardë lekë në linjë me planin e rishikuar.
Të ardhurat nga sigurimet dhe kontributet shoqërore u rritën përkatësisht me 11.8{[yuzde]} dhe 14.1{[yuzde]}, duke qenë afër planit.

Të ardhurat jo tatimore ranë me 16.4{[yuzde]}, teksa vitin e kaluar ky zë u ndihmua nga të hyrat prej 4.5 miliardë lekësh si rrjedhojë e pagesës së tarifave të licencave celulare. Ky zë ka një mosrealizim me planin e rishikuar me rreth 1 miliard lekë./Monitor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne