Gruaja e Klodjan Zaimaj: Burri im intelektual, profesor në Malajzi; pjesë e dijetarëve anti-ISIS të Jordanisë

Klodjan Zaimaj, që kishte mbaruar doktoraturën në Universitetin e Kuala Lumpurit në Malajzi, është ndaluar si i dyshuar për terrorizëm. Por familjarë të djalit nga Elbasani Klodjan Zaimaj, kanë reaguar duke pohuar se ai nuk ka lidhje aspak me terrorizmin, por përkundrazi është person që dënon aktet e dhunës dhe vrasjet nga grupet radikale.

Gazeta “Shqiptarja.com”, bashkëbisedoi me Marinela Zaimaj bashkëshorten e të arrestuarit në Malajzi, dr.Klodjan Zaimaj e cila shpjegoi se burri i saj, me të cilin ka katër fëmijë, ka kryer studimet universitare “Bachelor” dhe “Masterin” në Jordani për Jurispudencë Islame, dhe më pas pasi përfundoj u angazhua dhe u emërua në pozicionin imam xhamije po në zonën ku përfundoi studimet në dy xhami. Marinela Zaimaj, tregon se Klodjani pasi ka përfunduar studimet në Jordani, është transferuar në Malajzi,shtet në të cilin sërisht ka vazhduar studimet islame.

Nëna e katër fëmijëve thotë se i shoqi nuk ka absolutisht lidhje me muslimanët e Kosovës po ashtu edhe të Maqedonisë, por është person publik dhe i njohur nga “Dijetarët Bashkëkohor”, në të gjithë vendet islame,kontribues në mos ndarjen në grupe midis muslimanëve por në një tolerancë dhe bashkëpunim midis tyre në Elbasan dhe Cërrik. “…me deshirën e tij la postin e imamit në Jordani, ku dhe u zhvendos në Malajzi në kryeqytetin malajzian Kuala Lampur ku kreu Doktorraturën. Doktorraturën e perfundoi me sukses në vitin 2017 me rezultatet më të larta ku dhe spikati për cilësitë e tij të larta në shembull edukues, tolerancës dhe të vlerave të familjes në islam…”-tregon Marinela Zaimaj. Për shkak të këtyre cilësive, autoritete e universitetit në Malajzi mësohet se i kanë propozuar postin e docentit universitar pranë vetë universitetit.

Marinela tregon se gjatë periudhës së doktorraturës për të përballuar nevojat ekonomike familjare, gjithashtu ka ushtruar në disa akademi vendase rolin e profesorit të gjuhës Arabe dhe të mësimit të Kuranit. Gjithashtu sipas bashkëshortes, Klodjan Zaimaj ka drejtuar një akademi dhe aktualisht është drejtues i një Akademie dhe profesor në Universitetin shtetëror të Malajzisë. Në sajë të pozicionit të lartë si i shkolluar dhe në sajë të aftesive si intelektual, Zaimaj gëzonte reputacionin e një shoqërie intelektuale vendase dhe po ashtu të akademikëve të huaj.

“…Niveli i tij i inteligjencës gjithashtu i mundësoj të bëhet pjesë e një niveli të lartë dhe me integritet me qytetar të Malajzisë me tituj “Dato” (titull nderi për kontributin e dhënë ndaj atdheut). Veç të tjerash mësohet se Klodjan Zaimaj bën pjesë në deklartën e “Dijetarëve të Jordanisë” e mbajtur kundra propagandës së ISIS-it. Posedon dëshmi, çertifikatë si dijetar i cili ka kompetenca të këshillojë,të jetë imam, docent, profesor…”-thotë bashkëshortja.

Kjo gradë, sipas saj ju dha nga dijetarët me origjinë shqiptare të njohur në mbarë botën islame Shejk Shuajbi dhe Shej Abdul Kader Arnauti. “…burri është njeri inetelktual i cili njeh dhe përvetëson gjuhët, Anglisht, Italisht, Arabisht, Urdisht. Karriera e tij universitare, “hafiz i Kuranit”, “bachelor dhe master” në Jordani dhe doktorraturën në Malajzi në kodin familjar në gjykatës, mban Titullin Shejk dhe është në rangun e dijetarëve”-thotë bashkëshortja e Klodjanit, Marinela Zaimaj. Ajo tregon për “Shqiptarja.com” se kanë marrë një avokat në Malajzi për të mbrojtur pozitën juridike të bashkëshortit, për të cilin shprehet se është i pafajshëm./ shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne