Gruaja me emrin Turqi e quan djalin e saj Erdogan

Një grua siriane që quhet “Turqi”, e cila është arratisur nga Siria e shkatërruar nga lufta dy vjet më parë, e ka emëruar djalin e saj Erdogan, sipas Agjensisë Anadolu.

Nënë e shtatë fëmijëve, Türkiye (Turqi) al-Ahmed tha për agjensinë se babai i saj, i cili shkoi në Turqi rreth 50 vjet më parë për arsimim, e quajti atë Turqi për shkak të admirimit të tij për vendin gjatë vizitës së tij tetë-mujore.

“Babai im e donte shumë Turqinë. Kur u kthye në Siri, gjyshja ime ishte shtatzënë. Kur halla ime lindi, ata e quajtën atë Turqi falë babait tim. E gjithë familja jonë e ka dashur gjithmonë Turqinë dhe ka jetuar duke e admiruar atë. Pastaj, kur babai im u martua dhe unë u linda, ata më quajtën edhe mua Turqi,” tha el-Ahmed.

Pasi u arratis me familjen e saj në vitin 2015 nga provinca e Idlibit, al-Ahmed u vendos në një qendër refugjatësh në provincën e Kahramanmarashit në Mesdhe. Ajo lindi djalin e saj dhe e quajti atë si Presidenti turk, Erdogan.

“Ne erdhëm në Turqi dy vjet më parë pas ikjes nga lufta për shkak të mikëpritjes së Rexhep Tajip Erdoganit. Unë linda një djalë vitin që erdha dhe e quajta atë Rexhep Tajip Erdogan në këmbim të gjithë mirësisë dhe dhembshurisë,” tha al-Ahmed.

“Djali im është vetëm dy vjeç dhe ka lindur në Turqi. Unë dua që ai të studiojë dhe të marrë një arsim të lartë. Ai është shpresa ime. Ajo që dua më së shumti është që ai të mbajë cilësitë e emrit të tij”, shtoi ajo.

Al-Ahmed deklaroi se ajo po mendonte t’i quante edhe nipërit e saj në të ardhmen si presidenti. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne