Gruaja izraelite që rekrutoi për ISIS-in u arrestua në Wisconsin

Zyrtarët amerikanë thanë të mërkurën se një grua izraelite vendase që jetonte në Wisconsin ndihmoi sulmuesit potencialë të ISIS-it se si të përgatiste atmatimin dhe kishte një bibliotekë librash për bërjen e bombave, helmeve dhe xhaketa vetëvrasëse.

Departamenti i Drejtësisë akuzoi Wahiba Issa Dais për përpjekjen për të siguruar mbështetje materiale për ISIS-in, u arresta të mërkurën 45 –vjeçarja në Cudahy, Wisconsin. SHBA.

Ajo është e para që u arrestua me akuzat për mbështetjen e një grupi të dhunshëm Takfirist.

Wahiba Issa Dais, banore legale amerikane që nga viti 1992, përdor një numër të llogarive të mediave sociale, duke përfshirë llogaritë e rrëmbyer nga të tjerët, për të promovuar ISIS-in dhe për të lehtësuar rekrutimin, sipas një aktakuze.

Ajo kishte “një bibliotekë virtuale’ të udhëzimeve se si të bëjnë bomba, armë biologjike, helme dhe xhaketa- jeleka vetëvrasëse” për të ndihmuar mbështetësit e ISIS-it në sulme, e komplote.

Ajo inkurajoi një person, me sa duket një informator i zbatimit të ligjit, se si të bënte helmin dhe “sugjeroi individin të futë helmin në një post qeveritar të rezervuarëve të ujit”, tha ai.

Ajo supozohet gjithashtu se sugjeroi objektiva për sulme me bomba, duke përfshirë festimet në rrugë dhe festimet e tjera të verës.

Burimi : Arutz Sheva/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne