Gruaja palestineze bie dëshmore nga sulmi i kolonëve hebrenj

 Në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar, një grup i kolonëve hebrenj ka kryer sulm me gurë ndaj një automjeti që ishte në lëvizje. Si pasojë e këtij sulmi ka rënë dëshmore palestinezja 45 vjeçare Aishe Muhammed Radi.

Siç njoftojnë burimet në rajon, të premten në mbrëmje një grua palestineze ka rënë dëshmore si pasojë e gjuajtjes me gurë nga kolonët hebrenj të Izraelit.

Gjatë sulmit me gurë ndaj automjetit, përveç palestinezes Radi e cila ra dëshmore, edhe bashkëshorti i saj është plagosur.

Në një deklaratë nga Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se në sulmin që ka ndodhur në afërsi të pikës së sigurisë Havvara, gruaja në fjalë është plagosur rëndë në kokë si pasojë e sulmit me gurë. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bën të ditur se palestinezja është dërguar në spital nga ekipet e shëndetësisë por që nuk është arritur të shpëtohet përkundër të gjithë ndërhyrjeve.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne