Gruevski pa adresë, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Pa adresë është për momentin ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të, ndaj të cilit policia ka  lëshuar një urdhër arresti për të shlyer një dënim me dy vjet burg siç ka vendosur Gjykata. Policia shkoi dy herë mbrëmë në shtëpinë e Gruevskit në Shkup me qëllim për ta arrestuar, por ai nuk ishte aty.

VMRO-DPMME denoncoi një “gjueti shtrigash” dhe mohoi se Nikolla Gruevski kishte gjetur “strehë” në selinë e partisë që drejtoi për 14 vjet. Gruevski u dënua në fillim të tetorit me dy vjet burg për abuzime me blerjen e një mercedezi të blinuar luksoz në vlerën e 600 mijë eurove, e njohur ndryshe si rasti tanku.

Gjykata e Shkupit hodhi poshtë të premten kërkesën e  Gruevskit për pezullimin dënimit, duke i kërkuar ish-kryeministrit të paraqitet në burgun e Shkupit për të filluar vuajtjen e dënimit. Megjithatë, Gruevski nuk është paraqitur në burgje, ndërsa përpjekjet e autoriteteve gjyqësore dhe policore për të gjetur atë në adresën e tij të qëndrimit ishin të pafrytshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne