Gruevski tallet me Maqedoninë, flet edhe për jetën si azilant në Budapest

Nikolla Gruevski, tashmë azilant në Hungari, për herë të parë flet në një intervistë për televizionin Sitel. Ai nuk ka dashur të tregoj se si ka ikur nga Maqedonia, duke ja lënë këtë punë në duart të qeverisë.

“Nga Maqedonia ika shumë thjesht. Kalova nga Shqipëria. U paraqita në ambasadën e Hungarisë në Tiranë ku kërkova azil politik. Nga atje erdha në Hungari ashtu siç u vendos pas disa konsultimeve të caktuara të tyre. Për faktin që disa vite isha kryeministër, për shkaqe sigurie u vendos që të transportohem deri në Hungari. E përdora letërnjoftimin”.

Në pyetje se a ka kaluar në mënyrë legale kufirin Maqedoni-Shqipëri, Gruevski është përgjigjur se këtë gjë është mirë ta zbuloj Qeveria e Maqedonisë.

“Këtu nuk mund t’iu përgjigjem në këtë pjesë. Po ia lë qeverisë të punojë në këtë rast, sepse paralajmërojnë se gjithçka do të zbulojnë, por prej se shkova në Shqipëri, më pas gjatë rrugëtimit kamë përdorur letërnjoftimin tim deri te kufiri Serbi-Hungari. Në Hungari hyra me një dokument të cilin e morra në ambasadën e Hungarisë në Tiranë”.

Ju rikujtojmë se Gruevski është i dënuar me dy vite burg në rastin “Tanku” për blerjen e veturës luksoze “mercedes”, por para se të zbatohet ky vendim Gruevski është arratisur në Hungari.

sh kryeministri është i akuzuar edhe në proceset e PSP –së “Trajektorja”, “TNT”, “Titanik”, “Dhuna në qendër”, vepra për të cilat vazhdon gjykimi.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne