Gruevski: VMRO është garanci për një Maqedoni të fortë

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të thjeshta lokale”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga Strumica ku partia e tij mbajti tubimin qëndror të së dielës. Ai shtoi se janë qytetarët ata që do të vendosin më 15 tetor se kah do të ecë Maqedonia. Gruevski tha se VMRO-DPMNE është garancë për një Maqedoni të fortë dhe stabile, ndërsa duke folur për Qeverinë e Zaevit, ai tha se investimet kapitale kanë shënuar rënie, industria po bie, ndërtimtaria po shkatërrohet, ndërsa paga mesatare në vend që të rritet ajo po zvogëlohet.

“Ne e dimë se si duhet t’u shërbejmë qytetarëve, ndërsa të tjerët nuk kanë ide për gjithë këtë. Ne sigurojmë vende pune, ata kanë vetëm fjalë boshe. Ne tregojmë rezultate, ata japin mjegull. Politika e VMRO-DPMNE-së buron nga projekte dhe zgjidhje. Ne ju ofrojmë erën e re, ku nuk do të ketë rrugë të paasfaltuara e të pandriçuara”, tha Gruevski. /SHENJA/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne