“Grupet raciste të së djathtës ekstreme janë DEASH-i i Evropës”

Ministri turk për Çështje të Bashkimit Evropian, Omer Çelik, ka krahasuar grupet raciste dhe ato të së djathtës ekstreme me grupet terroriste, duke alarmuar për kërcënimin që përbëjnë për secilin njeri në Evropë, transmeton Anadolu Agency.

“Grupet e së djathtës ekstreme dhe raciste janë të barasvlershme me DEASH-in”, tha Çelik, në një intervistë të shtunën për kanalin televiziv CNN Turk.

Ai ngriti shqetësimin se nëse këto grupe rrisin fuqinë akoma më shumë, kjo do të paraqes një kërcënim të madh për njerëzit që mbështesin demokracinë dhe ata të pafajshmit në Evropë, përfshirë muslimanët dhe turqit.

Rritja e populistëve të krahut të djathtë anembanë Evropës, shumica nga të cilët kanë përqafuar një retorikë anti-muslimane dhe anti-migratore, ka shqetësuar Turqinë viteve të fundit. I pyetur të komentoj zhvillimet rreth Brexitit deri tek separatizmi në Katalonjë, Çelik tha se prosperiteti dhe stabiliteti i Evropës do të duhet të mbrohet, dhe kjo për të mirën kombëtare të Turqisë.

Ai kritikoi kërkesën e BE-së që Turqia të ndryshojë ligjin e saj kundër terrorizmit nga shkaku i kërkesës për anëtarësim në BE, duke thënë se më këtë, ata dëshirojnë të imponojnë një axhendë të huaj. “Në vend që të dalin me një propozim të arsyeshëm për Turqinë me arsyetimin e ‘dëshirës për tu reformuar’, ata dhanë një propozim të nxjerrë nga axhendat e tyre. Kjo pengon dëshirën për reformim”, tha ai dhe shtoi se “Në këto rrethana, Turqia nuk do të heq dorë nga lufta kundër terrorizmit.”


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne