Qeveria e Katarit deklaroi se grupi i parë i forcave ushtarake të Turqisë ka arritur në Doha, kryeqytetin e këtij vendi, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes ushtarake mes Turqisë dhe Katarit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të Turqisë përfshinë trupat e forcave tokësore të ushtrisë së Turqisë dhe pas arritjes në Doha, janë transferuar në bazën ushtarake “Tarik bin Zijad” ku kanë filluar ushtrimet ushtarake. Turqia së bashku me grupin e parë të forcave të saj ushtarake, në Katar ka dërguar edhe tanke dhe armë të rënda. Parlamenti i Turqisë ditë më parë ka miratuar ligjin për dërgimin e trupave ushtarake të Turqisë në Katar. Hyrja e trupave ushtarake të Turqisë në Katar është bërë në kohën kur Arabia Saudite, EBA, Barejni dhe Egjipti që nga pesë qershori kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe kanë vendosur një bllokadë të gjithanshme kundër këtij vendi./ PT

46