Grusht shteti amerikan në Ukrainë ka prodhuar persekutime fetare

nga Jelena Rakocevic.

Kur presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike në Ukrainë Viktor Janukoviç u rrëzua në grushtin e përgjakshëm të mbështetur nga SHBA në shkurt 2014, grusht që e ktheu Ukrainën kundër Rusisë, një nga përfituesit ishte kisha anti-ruse e Ukrainës: Kisha Ortodokse e Ukrainës – Patriarkana e Kievit (UOC KP).

Kjo kishë u krijua në vitin 1992 nga një ish Metropolitan i Patriarkanës së Moskës, Filaret (Denisenko), pasi ai nuk u zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse Ruse (ROC). Kjo e bëri atë të dilte tërësisht nga kisha dhe krijoi një të re në Ukrainë. Më vonë, në vitin 1995, kur kreu i zgjedhur i kësaj kishe të re vdes, Filaret e shpalli veten patriark të UOC KP-së.

Sot, qeveria anti-ruse e Ukrainës, e dalë pas grushtit të shtetit, e ka lejuar Filaretin që të drejtojë kongregacionet gjatë tentativave për të marrë kontrollin e kishave dhe objekteve të tjera të kishës ortodokse të Ukrainës (Patriarkana e Moskës, UOC MP).

Për më tepër, fjalimet e Filaretit janë fjalime të hapura armiqësore ndaj banorëve të rajonit Donbass të Ukrainës, ku më shumë se 90% e popullatës lokale kishin votuar për Presidentin e rrëzuar, dhe më pas refuzuan të pranonin regjimin e grushtit të shtetit dhe kështu shpallën republikat e shkëputura Luhansk dhe Donetsk.

Një kryelajm tipik që bëri bujë në Ukrainë gjatë viteve të fundit ishte, “Filareti për luftën në Donbass: Lufta është një dënim për paudhësinë”. Njeriu i perëndisë ndër të tjera thoshte: “Sot, njerëzit vuajnë më shumë në lindje të Ukrainës, e jo në perëndim. Pse? Sepse ka shumë më shumë ateistë sesa në perëndim. Ajo është shtëpia e të ashtuquajturit proletariat, e njerëzve që sollën ateizmin. Nëse ata nuk pendohen dhe nuk i kthehen Zotit, vuajtjet e tyre do të vazhdojnë”.

Ai nuk ia atribuon vuajtjet e tyre bombave dhe plumbave të ardhur nga qeveria e pas grushtit të shtetit, por prirjeve të tyre “proletariste” dhe mungesës së besimit të tyre. Duke jetuar pranë kufirit Ukrainë-Rusi, shumica e atyre njerëzve natyrisht që i përkasin UOC MP-së, por Filareti i mallkon banorët e Donbassit për të qenurit e tyre “ateistë”, prandaj ai është pozicionuar qartazi në anën e qeverisë që po i bombardon.

Një tjetër kryelajm i kohëve të fundit ishte, “Filaret drejton një kortezh të ATO-s” (ushtarakë dhe vullnetarë të angazhuar në luftën kundër banorëve të rajonit Donbass), veprim i cili e tregoi qartësish anën e tij pro vrasësve të banorëve të Donbassit.

E kundërta ndodh me UOC MP-në, një kishë vetëqeverisëse dhe në unitet shpirtëror me Patriarkun e Moskës. Ajo mban një pozicion neutral paqedashës lidhur me konfliktin në Donbass. Për këtë arsye kryepeshkopi i UOC MP-së, Metropolitan Onufriy, përballet me kritika të ashpra nga luftënxitësit, megjithatë ai mbetet i respektuar gjerësisht nga njerëzit në të dy anët e vijës së frontit. Për shkak të kësaj, ndërmjetësimi i tij ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në lirimin e ukrainasve të kapur. Për shembull, midis arritjeve ka qenë shkëmbimi në dhjetor 2017, kur sipas kërkesës së tij u shkëmbyen më shumë se 200 të burgosur në të dy anët.

Në këmbim të mbështetjes së saj të retorikës nacionaliste pas grushtit të shtetit, qeveria ukrainase haptazi e favorizon Patriarkanën e Kievit, e cila në fakt është një kishë e atyre që urrejnë Rusinë. Duke vazhduar një politikë të ‘de-rusifikimit’, e cila ka ndikuar tashmë në sferën kulturore, autoritetet duan ta nxjerrin krejtësisht UOC MP-në nga Ukraina dhe të krijojnë një Kishë të vetme besnike të bazuar në Patriarkanën e Kievit. Me kundërshtimin e zyrtarëve lokalë dhe mbështetjen e grupeve nacionaliste, Patriarkana e Kievit ka zaptuar kishat e UOC MP-së, duke akuzuar klerin dhe pasuesit e saj (numrat e të cilëve janë tri herë më të mëdha se ato të UOC KP- së) si jo-patriotë dhe tradhtarë. Sidoqoftë, kjo sjellje e tillë, politikisht e paragjykuar dhe jo e krishterë e klerit të UOC KP-së deri tani ka shërbyer kryesisht për të penguar besimtarët nga projekti i Kishës Ortodokse të Kievit.

Presidenti Poroshenko e ka demonstruar haptazi preferencën e tij të re fetare (deri në vitin 2014 ai ishte një ndjekës aktiv i UOC MP-së). Zyrtarët e niveleve të ndryshme dhe mediat kanë pranuar dhe transmetuar udhëzimin e regjimit, sipas të cilit UOC KP është kisha ‘legjitime’, ndërsa UOC MP është ‘agjentura e Kremlinit’. Në 2016, Poroshenko dhe deputetët ukrainas i dërguan letra Patriarkut Bartolomeu të Konstandinopojës duke i kërkuar atij që ta njohë Patriarkatin e Kishës si një Kishë legjitime. Gjatë dy viteve të fundit janë futur ligje të reja që synojnë të detyrojnë UOC MP-në të ndryshojë emrin dhe të koordinojë emërtimin e priftërinjve me shtetin, që me ane të agjencive të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë të kufizojnë predikimin e priftërinjve e UOC MP-së. Pavarësisht se nuk ekzistojnë procedura formale për përcaktimin e anëtarësive së kishës në komunitetet, kishat janë gjithashtu të detyruara të bëjnë emërtimet thjesht në bazë të deklarimit të shumicës se ndjekësve nëpër kisha.

Më 24 janar 2018, në Konferencën e 26-të Ndërkombëtare të Arsimit, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov akuzoi organizatat ndërkombëtare për shpërfilljen e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Ukrainë:

“Heshtja në konfiskimet e katedraleve të Kishës Ortodokse Kanonike të Ukrainës dhe dhunës ndaj klerit dhe besimtarëve të saj po vazhdon. Përpjekjet për të kufizuar aktivitetet e kësaj feje të madhe në Ukrainë dhe ndarjen e komuniteteve të kishave janë duke vazhduar. Kërkuam që OSBE, Këshilli e Evropës, OKB dhe BE-ja të dalin me një përgjigje specifike ndaj këtyre veprimtarive të paligjshme. Por deri më tani nuk kemi parë ndonjë përgjigje adekuate”.

Të nesërmen, anëtarët e ‘C14’, një organizatë ukrainase neo-naziste që ka lidhje të drejtpërdrejta me agjensinë ukrainase të inteligjencës SBU, hynë dhe i vunë zjarrin zyrave të agjensise së unionit të gazetarëve ortodoksë në Kiev, u përpoqën t’i vinin zjarrin një manastiri të UOC MP-së, pastaj shkruajtën slogane në muret e saj si dhe shkatërruan një qendër informacioni. Policia nuk ndërmori asnjë veprim për të ndaluar personat. Megjithëse u hap një hetim lidhur me shkatërrimin me paramendim të pronës së manastirit, ndikimi që rezultoi në ambjentet gazetareske u injorua.

Dy persona u arrestuan për shkak të dëmtimit të pronës, të cilët mund të dënoheshin me burgim deri në 15 vjet. Më 27 janar, gjykata vendosi vetëm një kufizim prej dy muajsh burgim, ose me kusht pagimin e 66,000 eurove. U bë e ditur se gjyqtari i kësaj cështjeje u vu nën presion me kërcënime dhe dhunë ndaj familjes së tij. Më 5 shkurt, banditët e C14 u liruan pas ndërmjetësimit të disa parlamentarëve. Organizata C14 pohoi se zjarrvënësit u shpëtuan nga nënkryetari i Radas Igor Lutsenko dhe se prokurori kishte insistuar për vendosjen e tyre nën arrest shtëpiak.

Përveç kësaj, më 11 janar të këtij viti, një prokurori rajonale hapi një çështje penale kundër një prifti të UOC MP-së që refuzoi të thyejë rregullat e Kishës dhe të kryente një ritual fetar për një fëmijë, i cili ishte pagëzuar nga një prift i UOC KP-së. Kështu, autoritetet ukrainase përveç akuzave të tyre diletante, kerkesave për të ndaluar UOC MP-në, dhënen përparësi të Patriarkanës së Kievit duke ndihmuar në sulmet kundër kishave e tjera, po ndërhyjnë gjithashtu edhe në veprimtaritë rituale të organizatave fetare ukrainase.

Qeveria e Kievit po ndërhyn në sferën fetare në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe lokal, pavarësisht nga ligjet dhe ndjesitë e përbashkëta. Autoritetet e Ukrainës së re evropiane duket se udhëhiqen nga Traktati i Paqes i Augsburgut (1555) dhe e konsiderojnë të ligjshme diktatin tek vazalët dhe nënshtruesit e tyre të cilëve duhet tu besojnë. Për më tepër, ata shkelin të drejtën e anëtarëve për të ushtruar fenë e tyre, siç është përcaktuar në Traktatin e Westfalisë (1648).

Parimi i marrëveshjes së Augsburgut, Cuius regio, eius religio (mbretëria e tij, feja e tij) u vjetërua qysh në shekullin e 18-të, pasi ishte një nga shkaqet e luftës ndërfetare tridhjetë vjecare, që solli vdekje dhe shkatërrim në Evropë. Por tani është shekulli 21 dhe ka dokumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për shembull, Udhëzimet e BE-së për Promovimin dhe Mbrojtjen e Lirive Fetare.

Megjithatë, autoritetet ukrainase me sa duket e kundërshtojnë ligjshmërinë moderne demokratike, madje i thonë Europës se parimet e Paqes së Augsburgut duhet që të jenë përsëri në fuqi, duke i privuar njerëzit nga liria e besimit. Për shembull, anëtari i “Partisë së Frontit të Popullit”, Viktor Yelensky, po i bën thirrje institucioneve evropiane për të ndalur disa zyra përfaqësuese “të politizuara” të organizatave fetare, veçanërisht ato që përfaqësojnë ose kanë lidhje me Kishën Ortodokse Ruse (ROC). Arsyetimi i tij për të privuar njerëzit nga liria e besimit është se ROC është një kalë troje me anë të të cilit qeveria ruse zhvillon “luftë hibride” kundër Ukrainës dhe përmes së cilit ajo gjithashtu përpiqet të ndikojë tek fetarët evropianë, pastaj tek organizatat politike.

Nëse Ukraina e re mendon se mund të shtendosë historinë dhe të insitucionalizojë diskriminim fetar madje edhe persekutimet, ajo mashtrohet plotësisht nëse plani i saj është lobimi tek Evropa për të ndjekur drejtimin e saj për në epokën e errët mesjetare./sott/Gazeta Impakt

Jelena Rakcevic është gazetare e pavarur, e diplomuar me një Master për Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti i Malit të Zi në vitin 2013. Artikjt e saj janë botuar tek EurasiaReview.com, ModernDiplomacy.eu dhe media të tjera digjitale./sott/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne