Grusht shteti, stabiliteti ekonomik dhe burgosjet në Egjipt

AYDOĞAN KALABALIK

Kanë kaluar plotë pesë vite nga përmbysja e presidentit Muhammed Mursi nëpërmjet grusht shtetit ushtarak, i cili erdh në pushtet në mënyrë demokratike pas revolucionit të 25 janarit në Egjipt.

Mursi, i cili që nga dita e parë në detyrën e tij është sulmuar vazhdimisht nga mediat, është akuzuar për zbatimin e urdhrave të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) dhe për mosmarrjen e asnjë vendimi të pavarur nga organizata. Deklarata kushtetuese që publikoi në nëntor 2012 ishte një nga arsyet më të rëndësishme që çoi në rrugën e ndërhyrjes ushtarake.

Mursi dhe ekipi i tij, të cilët krahas presionit të mediave, politikanëve të opozitës dhe një numër intelektualësh të caktuar, mbetën nën presionin e institucioneve shtetërore, e kuptuan se tashmë ishte fundi i rrugës kur u shpallën veprimet e 30 qershorit.

– Disa nga mbështetësit e Sisit tani janë opozitarë ose në burg

Qindra mijëra njerëz të mbledhur më 30 qershor në sheshin Tahrir, kërkonin që Mursi të linte detyrën e tij ose të shkonte në referendum. Kanalet mediatike duke filmuar të gjitha rrugët që dilnin në sheshin Tahrir dhe turmën në shesh thanë se 20 milionë njerëz po protestonin kundër Mursit.

Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Abdel Fattah el-Sisi, nëpërmjet një deklarate në fund të ditës i dha afat Qeverisë Mursi 48 orë për një dakordësim dhe më 3 korrik 2013 nën praninë e 14 personave, përfshirë politikanë, ushtarakë dhe klerikë fetarë lexoi tekstin e shpalljes së grusht shtetit.

Disa nga personat që ishin në fotografinë e shpalljes së grusht shtetit nga Sisi i cili marsin e kaluar u zgjodh për herë të dytë si president, thuhet se një pjesë e tyre ende vazhdon ta mbështesë, një pjesë e tyre ka kaluar në radhët e opozitës ndërsa një grup tjetër është detyruar të braktisin vendin.

Dy prej këtyre emrave kryesorë janë Muhammed el-Baradey, i cili ka preferuar ose është detyruar të lë vendin dhe Xhelal el Murra i cili aktualisht është Sekretar i përgjithshëm i partisë selefiste Nur e cila ushtron rolin e opozitës së butë në parlament.

Po ashtu dy emra të tjerë në kornizën e fotografisë janë edhe personat që njihen si liderë fetarë, dijetari i El-Ezher, Ahmed et-Tayyib dhe lideri i Kishës Koptike egjiptiane Papa II. Tavadros.

Ahmed et-Tayyib pas ngjarjeve që ndodhën më 8 korrik 2013 përpara selisë së Gardës së Republikës në perëndim të sheshit Rabia, u largua në fshatin e tij në qytetin Luksor. Ndërsa Tavadros në këtë proces nuk ka treguar ndonjë reagim serioz. Që të dy liderët fetare vazhdonë detyrën e tyre fetare.

Edhe shefi i shtabit të përgjithshëm Sıdkı Subhi i cili në periudhën e parë të Sisit ishte ministër i Mbrojtes dhe në periudhën e dytë nuk iu dha ndonjë detyrë, është regjistruar si një nga figurat më të rëndësishme të këtij procesi.

Po ashtu persona që kanë bërë jehonë në atë periudhë janë edhe Sekine Fuad dhe Ala el-Asvani, shkrimtare të cilat në vitet e para të pushtetit të Mursit dhe në dy vitet më pas ka qenë një nga shkrimtaret më të zëshme për mediat por që sot edhe këto emra janë heshtur.

– Opozitarët e burgosur të Mursit

Në mesin e personave që u kanë dhënë mbështetje protestave për tërheqjen e Mursit nga detyra janë edhe Halid Ali, ish kandidat për president dhe Abdulmunim Ebulfutuh. Po ashtu edhe Lëvizja “6 prilli” dhe Socialistët revolucionarë ishin dy prej lëvizjeve që kërkonin revolucin dhe ndryshim me tërheqjen e Mursit.

Por, lideri i Lëvizjes “6 prilli” Ahmed Mahir dhe zëvendësi Muhammed Adil, janë burgosur pasi dolën përpara gjyqësorit me shkeljen e ligjit “kundërshtim ndaj ligjit dhe protesta” ligj ky i cili hyri në fuqi pas grushtit të shtetit. Ndërsa aktivitetet e lëvizjes “Socialistët revolucionarë” u pezulluan tërësisht.

Ndaj Halid Ali i cili kërkoi që të kandidonte sërish për president në zgjedhjet e vitit 2018 u hap një padi. Lideri i Partisë ‘Egjipti i Fortë”, Abdulmunim Ebulfutuh gjithashtu u arrestua dhe u burgos pas rikthimit në Egjipt për shkak të një deklarate që kishte dhënë në Londër.

Edhe Hazim Abdulaziz dhe Vail Abbas përmenden si dy emra të famshëm që ndodhen pas hekurave të cilët kanë bërë përpjekje për largimin e Qeverisë Mursi dhe të cilët janë dy aktivisë të njohur që kanë mbështetur Sisin.

– Ekonomia dhe preferenca e stabilitetit

Rritja e dollarit me qind për qind pas luhatjeve të valutës vendase egjiptiane në nëntor të 2016, rriti gjithashtu edhe koston e jetesës në vend.

Kanë ndikuar negativisht tek qytetarët ngritjet e çmimeve që arrijnë deri në 50 për qind për biletat e metrove, karburantin dhe faturat e ujit dhe të energjisë elektrike. Me politikat e ndjekura thuhet se të varfrit janë varfëruar më shumë dhe të pasurit janë pasuruar më shumë.

Pavarësisht rritjeve të çmimeve dhe problemeve ekonomike të përjetuara në vend, ka një masivitet të rëndësishëm në popullatë të cilët mendojnë se siguria dhe stabiliteti në rrugët e Egjiptit janë më të rëndësishme.

Pavarësisht se një pjesë e rëndësishme e egjiptianëve, të cilët po përjetojnë një kohë shumë të vështirë në mjedisin e trazirave dhe anarkisë që filluan me dhe pas revolucionit të 25 janarit dhe i cili i dha fund periudhës 30-vjeçare të Mubarakut duke filluar një proces të ri në vend, besojnë se autoriteti shtetëror është rikthyer në periudhën e Sisit pavarësisht se ata ankohen për gjendjen e tyre ekonomike./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne