Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, dëshiron të dërgojë një delegacion në Itali, ku qeveria e ketij shteti është një nga vendet e Bashkimit Evropian që nuk e mbështesin presidentin e përkohshëm të vetëshpallur.
Guaido dërgoi një letër duke kërkuar që të dërgojë një delegacion në Romë “sa më shpejt që të jetë e mundur” për të paraqitur “planin e veprimit për të rinisur demokracinë në Venezuelë, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini.
Britania, Franca, Gjermania dhe Spanja janë midis 20 vendeve të BE-së që do të bashkohen me Guaidon këtë javë pasi Maduro injoroi kërkesat e tyre që ai të shpallë zgjedhjet e reja presidenciale deri më 3 shkurt.
Por një përpjekjeje për të forcuar qëndrimin e përbashkët te bllokut ju vu vetoja nga Italia, me qeverinë e koalicionit në Romë të ndarë mbi mënyrën se si duhej të trajtohej kriza e Venezuelës.
Salvini, i cili kryeson partinë e ekstremit të djathtë La Liga, ka bërë thirrje për zgjedhje të reja në Venezuelë duke thene “sepse të gjitha regjimet komuniste duhet të fshihen nga faqja e dheut”. Por partneri i koalicionit Lëvizja pesë yje (M5S) ngurron ta mbeshtesi Guaidon.
“Sasia e demokracisë që përpiqet të eksportohet në një vend është gjithmonë në përpjesëtim të drejtpërdrejtë me sa naftë ka atje … kjo duhet të jetë nje arsye e fortë për të mbetur neutral”, tha anëtari i lartë i levizjes M5S, Alessandro Di Battisti .
Presidenti italian Sergio Mattarella të hënën i bëri thirrje Italisë të tregojë “përgjegjësi” dhe “qartësi në një pozicion të përbashkët me aleatët dhe partnerët e Bashkimit Evropian”./ dailysabah/ Gazeta Impakt

22