The Guardian: Britania mundohet të mbulojë mbështetjen financiare të Arabisë Saudite ndaj grupeve terroriste

Gazeta britaneze “The Guardian” zbuloi se qeveria e Britanisë së Madhe po mundohet të mbulojë mbështetjen financiare të Arabisë Saudite ndaj grupeve terroriste.

The Guardian në një rapor të saj ka shkruar se hetimet në lidhje me mbështetjen financiare të Arabisë Saudite ndaj grupeve terroriste kanë filluar me urdhrin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe dhe qeveria e tij kishte kërkuar nga departamenti i luftës kundër terrorizmit që të kryejë hetime në lidhje me burimet financiare të grupeve terroriste dhe rezultatin e këtyre hetimeve ta dorëzojë pranë Theresa May e cila në atë kohë ishte ministre e brendshme. Në këtë raport thuhet se Ministria e Brendshme e Anglisë pas disa muaj hetimesh, kishte deklaruar se ky raport ka mbetur në gjysmë dhe për shkak se përmban materiale sekrete, nuk do të publikohet! Ministria e Brendshme e Anglisë së fundi ka deklaruar se në lidhje me publikimin e raportit për mbështetjen financiare të Arabisë Saudite ndaj grupeve terroriste, do të merret vendim pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2017./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne