Guardian: Kriza midis Katarit dhe Arabisë Saudite i ka rrënjët në mospajtimet familjare

Gazeta The Guardian, në numrin e saj të sotëm ka botuar një artikull, duke ia kushtuar mospajtimeve prapa perdeve midis Katarit dhe Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, në këtë artikull të The Guardian, thuhet: Është e qartë se kriza në mosmarrëveshjet diplomatike midis vendeve arabe të Gjirit Persik dhe Katarit i ka rrënjët në një konflikt të gjatë mes familjeve që drejtojnë këto shtet. Ndërkaq sot, pas bojkotit disa-javor që katër vende në Lindjen e Mesme i kanë bërë Katarit, duket se Doha po kërkon zgjidhje të dialogut përmes një seance negociatash. Ftesa për një tryezë të përbashkët diskutimesh ka ardhur nga Emiri i Katarit, Sheiks Tamim bin Hamad Al Thani, i cili në daljen e parë publike që prej krizës diplomatike që ka përfshirë rajonin, u shpreh se çdo zgjidhje që mund të vijë duhet respektojë sovranitetin e vendit të tij. Monarku deklaroi se në Katar jeta po vijon normalisht por shtoi se nuk është e drejtë që të krijohen ndasi mes njerëzve për shkak të qëndrimeve të ndryshme që kanë qeveritë e vendeve të Lindjes së Mesme. ‘Jemi të hapur për dialog, për aq kohë sa do të respektohen të drejtat tona’ u shpreh Emiri i Katarit duke i drejtuar kështu një ftesë Arabisë Saudite, Bahrejnit, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Mbi akuzat se Doha mbështet organizatat terroriste, këto katër shtete kanë vendosur një sërë sanksionesh të cilat përfshijnë bllokimin e linjave ajrore, ndalimin e eksporteve drejt Katarit si dhe shkëputjen totale të marrëdhënieve diplomatike. Masat e lartpërmendura mund të sjellin pasoja mjaft negative për Katarin, për shkak se tregu vendas varet shumë nga importet. Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e kanë bërë të qartë se sanksionet nuk do të shfuqizohen në rast se nuk do të plotësohen disa kushte. Nga ana tjetër, Doha e cilëson sjelljen e tyre si një shkelje të hapur të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne