Guardiola: Është e pamundur të luftosh kundër Barcelonës dhe Real Madridit

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se përkundër që skuadra e tij është kampione në fuqi e Premierligës, ajo nuk mund të garojë kundër Barcelonës e Real Madridit në tregun për transferimin e lojtarëve.

Manchester City ishte interesuar për yllin 21-vjeçar të Ajaxit dhe Kombëtares së Holandës, Frenkie De Jong. Mirëpo, në garë për holandezin ishin edhe disa klube të tjera evropiane, si Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Në fund, Barcelona e zyrtarizoi të martën transferimin e yllit të Ajaxit, De Jong, për një shumë fillestare prej 75 milionë eurosh. Mesfushori holandez do t’i bashkohet Barcelonës në fund të këtij sezoni, në një kontratë pesëvjeçare.

“Afatet kalimtare, pagat, çmimet janë rritur shumë. Pas kalimit të Neymarit në PSG, çmimet u rritën për gjithçka.

Fatkeqësisht, për këtë arsye ne shpenzojmë shumë para për ta ndryshuar moshën mesatare të ekipit. Duhet të jemi më të shpejtë dhe më të mençur për të blerë lojtarë”, ka thënë Guardiola.

“Kam thënë shumë herë, është e pamundur të luftosh kundër Barcelonës dhe Real Madridit. Për shkak të prestigjit, ligës së mrekullueshëm, dhe nivelit të klubeve.

Lojtarët duhet të vendosin vet. Nuk duan të vijnë këtu, është sepse duan të jenë diku tjetër”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne