Gul: Nuk çuditemi që Izraeli vajton për terrorizmin

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gul, iu përgjigj të mërkurën shpifjeve kundër ushtrisë turke të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Këmbëngulja dhe vendosmëria e Turqisë në luftën kundër terrorizmit, rezultatet e arritura prej saj në terren dhe në tavolinë, si dhe të vërtetat e paraqitura nga Presidenti Erdogan, paskan shqetësuar së tepërmi jo vetëm Kryeministrit e Izraelit, Benjamin Netanyahu, por edhe ministren izraelite të Drejtësisë (Ayelet Shaked).

Ne s’çuditemi as nga sulmet e shtetit terrorist të Izraelit, i cili konsideron trofe shansin për të mbështetur organizata terroriste si YPG-ja dhe PKK-ja, as edhe nga fakti që ministrja izraelite e Drejtësisë vajton për terrorizmin. Ne do të vazhdojmë të shqetësojmë derisa t’u vijë fundi tiranisë, pushtimit dhe terrorizmit në këtë hapësirë gjeografike”, shkroi ministri turk i Drejtësisë në “Twitter”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne