Haaretz: Izraeli nuk ka fuqi të përballet me Iranin

Një gazetë izraelite këshilloi kabinetin e Netanjahut që të marrë frymëzim nga harta 50 vjeçare e Iranit. Kjo gazetë po ashtu vuri në dukje se Irani është shumë kompleks dhe i fortë për t’u përballur me të.

Sipas Qodsna, gazeta Haaretz, në deklaratat e saj në lidhje me hartën 50 vjeçare të Iranit, ka përdorur shprehjet më komplekse dhe më të rrezikshme armiqësore që ka hasur ndonjëherë Tel Avivi.

Në fillim të lajmit, Haaretz iu referua deklaratës së Udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 2014, në lidhje me atë se Izraeli nuk do të shoh 25 vitet e ardhshme, dhe sygjeroi që për t’a parandaluar këtë, edheckabineti i Izraelit të zhvilloj një hartë të ngjashme me atë 50 vjeçare të Iranit.

Në muajin tetor, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Seyyid Ali Hamenei, në hartën 50 vjeçare të Republikës Islamike të Iranit, kishte thënë se Irani duhet të jetë ndër pesë vendet e para në aspektin e teknologjisë dhe shkencës dhe në mesin e shtatë vendeve më të larta të botës në aspektin e zhvillimit dhe drejtësisë.

Duke vënë në dukje se në vitet e ardhshme, duhet të arrihet siguria e regjimit sionist, gazeta Haaretz shkroi kështu: Irani, armiku më i rrezikshëm me të cilin po përballet Izraeli, është një shtet islamik me plane të ardhshme afatgjata. Regjimi duhet të rrisë forcën e vet për t’i rezistuar. Sepse Irani me të vërtetë është armiku i parë i Izraelit dhe është mjaft i fortë për të mos u mposhtur dhe Izraeli duhet të marrë në konsideratë strategjinë e sigurisë së brendshme që i përshtatet më së miri kësaj lufte afatgjatë, pasi logjika e luftimit është derisa Izraeli të shkatërrohet.

Haaretz përsëriti pretendimet në lidhje me programin bërthamor të Iranit, duke thënë se disa aktor rajonal kanë zhvilluar reaktor bërthamorë, gjë që nënkupton se në vitet e ardhshme, Izraeli do të ndeshet me skenare bërthamore në Lindjen e Mesme.

Kolumnisti i regjimit izraelit, ish këshilltar për sigurinë e brendshme, theksoi se në vend se të merret me çështje partiake dhe politike, Tel Avivi që nga sot duhet të duhet të fillojë të planifikojë planin e ardhshëm, mu ashtu siq Udhëheqësi i Revolucionit Islamik ka rritur motivimin.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne