Haaretz: Penalizimi i Netanjahut i sigurtë

Gazeta Haaretz raporton se është i sigurtë dënimi i kryeministrit të regjimit sionist për shkak të korrupsionit financiar.

Gjykimi i kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu është i sigurt dhe marrja në pyetje e tij në selinë anti-korrupsion ka të ngjarë të vazhdojë deri në fund të vitit 2017, sipas agjencisë sioniste të lajmeve Haaretz. Policia e Izraelit njoftoi se ryshfeti është një nga akuzat e ngritura kundër kryeministrit të regjimit sionist dhe deklaroi se hetimet ndaj Benjamit Netanjahut tregojnë se ai është i përfshirë në korrupsion, mashtrim dhe tradhti dhe pengimin e gjykatës izraelite nga publikimi i detajeve të hetimit të tij. Gazeta sioniste Haaretz thotë se dënimi i kryeministrit në rastin e korrupsionit dhe mashtrimit është i sigurt. Ndërkohë, qindra njerëz kanë bërë thirrje për rrëzimin kabinetit të Netanjahut duke protestuar ndaj gjyqësorit izraelit për neglizhencë në rastin e korrupsionit të Beniamin Netanjahut. Sipas gazetës Haaretz, Ava Gbaei, ​​kreu i ri i Partisë Laburiste izraelite dhe Yair Lapid, kryetari i partisë “ Ka tw ardhme” kanë nisur përgatitjet për të marrë pushtetin duke e shtyrë Benjamin Netanjahun të japë dorëheqjen dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme. Që nga 2 janari 2017, hetimet ndaj Beniamin Netanjahu kanë filluar me akuzat për korrupsion. Rasti më i rëndësishëm i korrupsionit financiar që ka të bëjë me Netanjahun është marrja e ryshfetit një milion dollarë nga Arnold Mejman. Kryeministri sionist gjithashtu është marrë në pyetje për blerjen e tre nëndetëseve nga Gjermania në vlerë një miliardë dollarë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne