Nga: Nexhat Ibrahimi

Hafiz Abaz Golemi u lind në Shkodër në vitin 1870. Mësimet i kreu në Ruzhdije dhe në Medresenë e Pazarit. Studimet i vazhdoi në Stamboll. Zotëronte gjuhën arabe, osmane, frënge, italiane dhe serbe. Më 1913 ishte ndër luftëtarët që mbronin Shkodrën nga serbo-malazezët në krye me Hasan Riza Pashën. Ishte drejtor i shkollës që ishte hapur në Shkodër. Ndërroi jetë më 1925, i çmuar si personalitet fetar, atdhetar, kulturor dhe arsimor.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

17