Avokati Spartak Ngjela, i njohur si një ndër zërat më kritikë kundër Ilir Metës, ka komentuar me tone të ashpra zgjedhjen e tij President i Republikës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se sot pamë një hajdut të bëhej mbret. Sipas tij, Meta u nis për në çadrën e opozitës dhe përfundoi në Presidencë.

Më tej, avokati e quan një turp zgjedhjen e tij si Kryetar Shteti, duke parashtruar pyetjen se cili e shty Rama apo Donald Lu.

Ja reagimi i Ngjelës:

Çfarë po ndodh në Tiranë?
“Ç’është ky sheqer kismet;
Një Hajdut sot pamë mbret”…
Meta ktheu rrugë: u nis për në Çadrën e Saliut dhe përfundoi në Presidencë. Kë trembi: Ramën apo Donald Lunë?
Ky ishte një turp i radhës. Po mos harroni se politika shqiptare është ende vjedhje dhe turp.
Në të vërtetë Çadra dhe tabori i Saliut e prisnin në Çadër, për t’i shpëtuar nga Reforma. Kurse vetë Meta ka qenë si i vdekur përballë Reformës dhe vetingut. Kurse, nuk e dimë: Donald Lu apo Rama e shtyu Metën në Presidencë?
Në të vërtetë asnjë ambasador nuk ishte në sallën e Kuvendit. Kjo është një shenjë e madhe pro shqiptarëve dhe likuidimit të korrupsionit, sidomos mungesa e ambasadorit amerikan. Njëlloj si në vitin 1997, kur ambasadorja amerikane Lino, nuk u pa në Parlament në zgjedhjen e Berishës President.
Në fakt, antireforma është zgjedhur sot President, dhe gjithashtu një individ i papranuar moralisht nga shqiptarët.
Po Saliu, si e përjeton këtë akt? Në fakt edhe Saliu e priste në Çadër.
Nuk ka më qesharake se sjellja e atyre që janë në kërkim. Sali ziu nuk e di që paratë iu janë gjetur, edhe atij edhe Metës… dhe të gjitha pronat e përvetësuara prej tyre.
Metën e kanë gënjyer pseudojuristët: ky nuk shpëton dot dhe nuk e bllokon dot Reformën në Drejtësi edhe si President i Republikës… njëlloj si ai që iku sot: një fantazëm e korrupsionit.
Kanë qenë të shumtë ata që e prisnin në Çadër, sepse kështu mendonin se e kishin të sigurt destabilizimin e Shqipërisë.
Po Meta i gënjeu, apo u pushtua nga frika?
Metën e trembi moskokëçarja amerikane për Çadrën dhe pranimi i zgjedhjeve pa taborin e korruptuar të Sali Berishës.
Koha vijon rrugën e saj… as Meta dhe as Berisha nuk e ndalon dot. Për këtë jam i sigurt.

128