Nga: Nexhat Ibrahimi

Hajredin Barbarosa ose Barbaros Hayreddin Paşa ose Hızır Hayreddin Paşa Barbarosa Hajredin-reis ishte njëri prej piratëve dhe admiralëve më të njohur osmanë, gjeni i detarisë, u lind në ujdhesën Midili (sot Lezbos) më 1478 nga babai shqiptar, Jakup aga dhe nëna greke, Katarina. Në Evropë ishte i njohur si Barbarosa. Ai mbronte nëpër Mesdhe muslimanët duke ikur nga inkuizicioni kristian spanjoll, kurse ata e quanin Baba Oruç, kështu evropianët filluan ta quanin Barbarosa, për shkak të afërsisë së kësaj fjale me fjalën turke. Ai thuajse dominoninte në Mesdhe, madje frikën ia kishte edhe Italia, Spanja, Tunizia. E tërë familja merreshin me tregti të qeramikës dhe me detari. Më vonë, si rezultat i sukseseve në det, filloi të mbante kontakte me sulltanët osmanë.

Për shkak të provokimeve të shpeshta të italianëve dhe të tjerëve në Mesdhe, Sulejman Madhështori e ftoi në Stamboll, e bëri admiral të flotës, me detyrë që ta modernizonte flotën osmane. Pas Betejës së Prevezës më 1538, Barbarosa dominonte tërë Mesdheun. Më 1545 ai doli në pension, kurse dy vite më vonë, më 1547, vdiq. Me këtë rast u dha lajmi: “Shefi i detit vdiq”. Pos aftësisë së udhëheqjes së luftërave detare, ai kishte prirje edhe për shkrime. Ai shkroi jetëshkrimin e tij me titull Gazavat Hajredin Pasha (Luftërat e Hajredin Pashës).

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

63