Hakerat iranianë sulmojnë Anglinë

Sipas një lajmi të “Sky News” specialistët amerikanë të sigurisë kibernetike në 23 dhjetor kanë ndjekur gjurmët e sulmeve të njëkohshme kundër postës angleze dhe disa rrjeteve të tjera lokale.

Specialistët thonë se sulmet janë kryer nga piratët e internetit të Gardës Revolucionare të Iranit. Është arritur në përfundimin që piratët kanë vjedhur të dhënat personale të stafit mijëravetësh të postës angleze, përfshi edhe të dhënat e drejtoreshës, Paula Vennells.

Lewis Henderson, nënpresident i Glasswall, një prej kompanive të sigurisë kibernetike të Anglisë, paralajmëroi se të dhënat e vjedhura mund të përdoreshin për të nisur një sulm më të gjerë kibernetik në të ardhmen.

“Me të dhënat e vjedhura mund të bëhen shumë gjëra, si ndikimi apo imitimi i anëtarëve të qeverisë”, tha ai.

Gazeta britanike “British Times”, në një lajm të saj bazuar në një raport vlerësuar të inteligjencës, kishte shkruar se piratët iranianë të internetit qëndrojnë edhe prapa sulmit kibernetik të 23 qershorit 2017 kundër parlamenti britanik. Si pasojë e këtij sulmi ishin vjedhur informacione “të ndjeshme” të anëtarëve të parlamentit.

Drejtori i Qendrës së Inteligjencës së Kërcënimeve pranë Microsoft-it, John Lambert, kishte thënë më herët se hakerat (piratët e internetit) iranianë bëjnë sulme kibernetike kundër kompanive të ndryshme, veçanërisht ndaj atyre në Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Indi.

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë ashtu si në ShBA, Rusi dhe Kinë edhe shteti iranian ka një ushtri të fortë kibernetike.

Sipas John Hultquist, një ekspert për sigurinë në internet, i cili thotë se për shkak të luftërave civile në Jemen dhe Siri, Irani i ka intensifikuar në Lindjen e Mesme aktivitetet e tij kibernetike, Irani ka aftësi të shkaktojë dëme serioze.

Irani u detyrua ti rrisë masat e sigurisë digjitale për shkak të sulmeve kibernetike që i erdhën në vitin 2010 nga ShBA dhe Izraeli kundër programit të tij bërthamor. Pretendohet se Irani tani ka sot një nga ushtritë më të mëdha kibernetike në botë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne