Sipas një lajmi të publikuar në faqen e internetit “TechCrunch”, hakerët infiltruan në uebsajtet e Shoqatës së Akademisë Kombëtare të FBI-së dhe vodhën dosjet personale të agjentëve federalë dhe oficerëve të sigurisë, të cilat ruheshin si informacion i klasifikuar.

Raportohet se dosjet e vjedhura përmbajnë emra, adresa banimi, numra telefoni dhe adresa e-mail të punonjësve të FBI-së.

Këto dosje me të dhënat personale të rreth 4.000 personave, hakerët, i kanë postuar në një faqe interneti me server në Ukrainë.

Një nga hakerët në deklaratën për këtë faqe interneti thotë se përveç FBI-së, ata kanë arritur të hyjnë në më shumë se 1.000 faqe interneti që janë të lidhura me qeverinë amerikane dhe kanë vjedhur të dhënat personale të më shumë se 1 milion punonjësve të administratës publike në ShBA.

Hakeri u shpreh se ata planifikojnë ti shesin këto të dhëna tek blerësit anonimë nëpërmjet portaleve sekrete online, tek të cilat mund të hyhet me shfletues të posaçëm të njohur ndryshe edhe si “deep web”./ trt

12