“Unë jam Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk jam lider politik” me këtë deklaratë, Haki Çako zgjodhi të anashkalojë sulmet e LSI-së, duke ia lënë përgjigjen, Fatmir Xhafajt. Çako shmangu përfshirjen direkte në luftën politike, një akt që ia ndalon edhe uniforma. Megjithatë akuzat kanë qenë të rënda. LSI ka kërkuar largimin e tij nga detyra, për kanabizimin e vendit, përdorimin e policisë për zgjedhje dhe kriminalizimin e uniformave blu.

Ilir Metën, e anashkaloi edhe fizikisht. Të dy ishin në homazhet për Nikoll Vatnikajn, shefin e komisariatit që u nda para kohe nga jeta.

Nga video që bëri gazetari i Lapsi.al dallohen dy makinat e Metës dhe Çakos, parkuar përballë Pallatit të Kongreseve. Por ndërsa Ilir Meta ishte duke kryer nderimet e rastit, Haki Çako qëndroi brenda në makinë për të mos u përballur, me njeriun që e quan rëndom “Haki Droga”.

Video:

Add new comm

13