Hamas i jep përgjigje të menjëhershme agresionit të regjimit sionist

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se përgjigje e prerë dhe e menjëhershme ndaj sulmeve të sotshme të regjimit sionist në Rripin e Gazës, tregon vigjilencën e rezistencës dhe administrimin e drejtë të luftës kundër këtij regjimi.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Fouzi Barhum në një deklaratë theksoi: “Rezistenca beson se dërgimi i mesazhit të shpejtë dhe mbrojtës, do ta detyrojë regjimin sionist të ndërpresë agresionin. Mbrojtja e popullit të Palestinës është kërkesë kombëtare dhe opsion strategjik për rezistencën”.

Avionët luftarakë të regjimit sionist të shtunën në orët e para kanë sulmuar pjesën veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës. Forcat e rezistencës së Palestinës gjithashtu u janë kundërpërgjigjur këtyre sulmeve ajrore të regjimit sionist dhe kanë hedhur disa raketa në drejtim të kolonive sioniste Sedirut dhe Ashkul në territoret e pushtuara./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne